Misvaku, furça natyrale e dhëmbëve

0
618

 

misvaku

Misvaku ka qenë i njohur para Islamit, por Islami shtoi disa gjëra për përdorimin e tij.
Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka rekomanduar përdorim të përditshëm të misvakut, veçanërisht pas zgjimit, kur marrim abdes, kur lexojmë Kuran, para se të flemë dhe kur goja mban erë të keqe.

Hadithet që flasin për këtë

Aishja ka treguar se Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Dhjetë gjëra janë të natyrshme (për këdo që t’i bëjë): Rregullimi i mustaqeve, rritja e mjekrës, përdorimi i misvakut, thithja e ujit me hundë, prerja e thonjve, larja e duarve, shkulja e qimeve të sqetullave, rruajtja e qimeve në vendet e turpshme dhe ruajtja e ujit.” (Muslimi)

Ai (salallahu alejhi ueselam) ka thënë: “ Po të mos i krijonte vështirësi njerëzve të mi, do t’i urdhëroja ata të përdorin misvakun në çdo abdes dhe namaz.”

Misvaku është një mjet natyral për larjen e dhëmbëve. Ai merret nga rrënjët degët e pemëve të veçanta në shkretëtirë. Ndryshon nga një krahinë në tjetrën por në Arabi dhe Azi merret nga një pemë e quajtur arak. Ky është lloji më i njohur dhe që e ka përdorur Profeti (salallahu alejhi ue selam).

Shkencërisht njihet me emrin Salvadora Persika. Misvaku mund të merret edhe nga pemë të tjera. Në Afrikë, për shembull pihet, nga pema e portokallit dhe bliri, ndërsa në Amerikë merret nga pema sena.

Meqë pema arak është shumë e njohur dhe meqë e ka përdorur Profeti (salallahu alejhi ue selam) është studiuar gjerësisht nga shkenca. Këtu do të përmbledhim zbulime të ndryshme. Është një pemë që rritet në vende të nxehta ekuatoriale, veçanërisht në luginat e shkretëtirës. Është e përhapur në jug të Arabisë Saudite, Jemen, Sudan, Egjipt, etj.

Salvador Persika është një pemë e drejtë, me blerim të përhershëm dhe e vogël me gjatësi maksimale deri në tre metra. Gjethet janë të vogla, të rrumbullakëta, të shëndetshme dhe të lëngshme, me aromë të fortë pishe ose mustardi.

Efektet shëndetësore të misvakut

Fizikisht, misvaku është një furçë natyrale. Përbëhet nga një numër i madh fijesh të holla, të cilat luajnë rolin e një furçe të zakonshme, vetëm se fijet e saj janë natyrale dhe jo plastike.

Pasta natyrale e misvakut përbëhet nga një numër i madh substancash, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e dhëmbëve. Shumë studiues kanë arritur në përfundimin se misvaku përmban mbi dhjetë lloje përbërësish kimikantë natyralë, të cilët konsiderohen si esencialë për një higjienë të mirë të gojës dhe të dhëmbëve.
Disa nga këto komponentë janë zhvendosës papastërtish dhe zbardhues dhëmbësh, disa i mbrojnë dhëmbët nga kariesi, disa të tjerë janë bakteriologjik dhe antiseptik, të tjerat ndihmojnë për shërim dhe në përmirësimin e indeve, disa ndihmojnë rimineralizimin e zmaltit të dhëmbëve dhe disa japin shije dhe aromë.

Citotoksiciteti

Rezultatet e citotoksiciteve nuk treguan ndonjë efekt negativ nga përdorimi i misvakut të sapo prerë. Megjithatë, e njëjta pemë që përdoret 24 orë pasi është prerë përmban komponentë të dëmshëm. Duke u bazuar në këto zbulime, kërkuesit rekomandojnë prerjen e pjesës së përdorur për një ditë dhe përgatitjen e një pjese të pastër.

Krahasim shkencor midis misvakut dhe furcës së dhëmbëve

Një eksperiment shkencor me fëmijët e shkollës në Etiopi duke krahasuar misvakun me furçën e dhëmbëve zbuloi që misvaku të ishte po aq i efektshëm në zhvendosjen e mbetjeve në gojë. Gjithashtu, në zbulim u gjetën udhëzime të rëndësishme edhe pse fëmijët nuk ishin të familjarizuar me teknikat e misvakut.

Përktheu: Manjola Tafa


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here