Budallakia nuk ka skaj: Presidenti i Turkmenistanit ua ndalon qytetarëve përdorimin e...

Budallakia nuk ka skaj: Presidenti i Turkmenistanit ua ndalon qytetarëve përdorimin e veturave të zeza, policia po i konfiskon në masë të madhe

Këto ditë në Turkemistan ka hyrë në fuqi ligji, i cili të gjitha veturat e zeza i konsideron ilegale, dhe tashmë autoritetet kanë filluar t’i konfiskojnë të gjitha veturat me këtë ngjyrë.

Të gjithë ata shoferë që posedojnë veturë më ngjyrë të zezë rrezikohen të mbeten pa ato, të cilat policia po i dërgon në parkingje që janë në pronë të shtetit, transmeton Telegrafi.

Kjo tragjikomedi ka ndodhur pasi që presidenti i Turkemistanit, Gurbanguli Berdimuhamedovit i pëlqejnë vetura me ngjyrë të bardhë. Megjithatë, presidentit të këtij vendi i pëlqen të vozit Bugatti Veyron me ngjyrë të gjelbër, dhe konsiderohet si një lider i rreptë.

Por sikur kjo të mos mjaftonte, banorët e kryeqytetit Ashgabat nëse dëshirojnë që vetura e tyre të mos konfiskohet, duhet të pajtohen që ajo të lyhet me ngjyrë të bardhë.

Qysh në vitin 2015 importimi i veturave të zeza në Turkemistan ka qenë i ndaluar, kurse qytetarët vazhdimisht këshilloheshin që t’i blejnë të bardha, pasi që sipas tyre “e bardha sjell fat”.

Berdimuhamedov kishte menduar që edhe gjithë kryeqytetin ta mbulojë me mermer, për ta realizuar ëndrrën e tij të një qyteti të bardhë.