Barnat, efektet e dëmshme, zavendësimi I tyre me ilaqe natyrale

0
343

Në këtë artikull do të sjellim për ju efektet anësore të barnave të cilat më së shumti I konsumoni, dhe do ju tregojmë cilin ilaq natyral mundë ta përdorni si zavendësim të sigurtë dhe efikas. Mendoni mirë para se të vendosni në gojë ndonjë tablet, kur problemin shëndetësor mundë ta zgjidhni me ndonjë bimë, e cila juve sigurt nuk do ju bëj dëm, dhe është e lirë përnga kostoja.

AspirinHerbal-Supplement

Efektet e padëshirueshme: rrezik nga gjakrrjedhja gastrointestinal.

Ilaq natyral: Nana (menta) – tre herë në ditë në një filxhan ujë hudhni tre pika të vajit eterik të Nanes.

Antacidet (barnat për thartësirën e stomakut)

Efektet e padëshirueshme: diarrhea, kapsllëku, nausea, dobësimi I eshtrave që e rritë rrezikun nga fraktura e legenit

Ilaq natyral: Gliciriza e shogët (Glycyrrhiza glabra L. ) , glicirizë (Korçë), jomball, caj nga rrënjët e kësaj bime (4 filxhana në ditë).

Antihistaminikët (barnat për alergji)

Efektet anësore: ndryshime në funksionet e sistemit nervor qëndrorë.

Ilaq natyral: Vitamin C – një herë në ditë në një gotë ujë shkrijeni një tablet eferveshente të Vitaminës C.

Laksativët (barnat për largimin e kapsllëkut)

Efektet e padëshirueshme: organizmi mësohet në përdorimin e laksativëve dhe zorrët edhe më shumë dembelohen dhe mundë të sjellë deri te iritimi I sistemit të zorrëve dhe deri te një gjendje edhe më të rëndë.

Ilaq natyral:  Aloja – në mëngjes në stomak të thatë duhet pirë një dozë të ekstraktit të lëngshëm të aloes. Ndikon madje edhe te sëmundjet serioze siq janë divertikuloza e zorrëve dhe sëmundja e Kronit.

Antidepresivët

Efektet e padëshirueshme: marramendja, nausea, vjellja, ndryshimi I apetitit, shikim I turbulluar.Natural-Medicine-1

Ilaq natyral: Kantarion – 300mg ekstrakt I kantarionit tre herë në ditë.

Antihipertenzivët

Efektet e padëshirueshme: rritja e nivelit të sheqerit në gjak.

Ilaq natyral: Murrizi – dy filxhanë të cajit në ditë.

Pilulat për gjumë

Efektet e padëshirueshme: vdekja e hershme.

Ilaq natyral: Valeriana – 2 orë para gjumit të pini caj nga valeriana apo një tablet me dozë 300mg.

Antistres tabletat (benzodiazepinat)

Efektet e padëshirueshme: varshmëri, dëmtim I mëlqisë, crregullimet nervore dhe humbja afatgjate e memories.

Ilaq natyral: Ginseng – 1 deri 3 tableta nga 500mg në mëngjes.

Statinat për ulje të kolesterolit

Efektet e padëshirueshme: dhembje në muskuj, plogështi, pagjumësia, crregullim në mbamendje.

Ilaq natyral: Hudra në kapsula – 6 deri 10mg aliinë, sasia e cila I përgjigjet një thelbi të plotë të hudrës, apo 1 gram të hudrës së thatë pluhur.

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here