Kumaku, Kalendula (Calendula Officinalis)

0
265

Lulet kaptina, të thara të kumakut (emra të tjerë mërgjyza) përdoren si ilaq.

Është bimë barishtore shumëvjeçare.Lulëzon qershor-vjeshtë.

Nxit punën e tëmthit, ka veti antibiotike. Nga jashtë shpejton shërimin e plagëve të qelbëzuara, kronike. Përdoret kundër mykut të lëkurës, si qetësuese dhimbjesh dhe në sëmundje të mëlçisë.Calendula-Oil

2 lugë kafeje me lule hidhen në një gotë ujë të sapozier. Gota mbulohet, lihet të qëndroj 15 minuta. Lëngu kullohet dhe pihet brenda ditës.

Prej saj mund të përgatitet tinkturë: 5 lugë gjelle hidhen në 100 ml alkol 70{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} dhe lihen në të për 8 ditë në temperaturë ambjenti. Për plagë, djegje, tinktura përzihet me ujë të distiluar ose të valuar dhe të ftohur, në raport 1:10 dhe vihet në formë kompresash.

Ilaqi ruhet për 18 muaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here