Këtë gell duhet ta keni në shtëpi: Balsami nga Kalendula ilaq I mrekullueshëm

0
271

Nëse kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të afërmëve tuaj, këtë yndyrë/gell detyrimisht duhet ta keni në shtëpi. Është i pazavendësueshëm.

Gelli nga kumaku apo siq quhet ndryshe kalendula (Calendula Officinalis), e përgatitur sipas këtij recepti është univerzal. Përdoret si ilaq për qëllime të trajtimit të lëkurës.

Është i njohur fakti që yndyra/gelli nga kalendula posedon veti antiseptike, antibakteriale dhe veti regjenerative.calendula

Këtë yndyrë shkëlëyeshëm e përballojnë fëmijët, ku përdoret kundër urtikarieve, thumbimeve nga insektet dhe dermatiteve.

Te shtatëzëmat është shpëtim për gjendjen e thimthave të qarë të gjinjëve.

Kjo yndyrë ndihmon te lëndimet prerëse, plagët djegëse, kafshimet e insekteve, dhe sëmundjet mykotike.

Për më shumë, shkëlqyeshëm lufton ndezjet e lëkurës, ekzemën, vragët, venat e zgjeruara të cilat formojnë rrjetën e venave.

Tejet efikase për lëkurën yndyrore të fytyrës dhe për aknet – zvogëlon tajimin e sebumit (yndyrës së lëkurës), patron dhe ngushton poret.

Nëse keni lëkurë të vrazhdë dhe me carje – ky gell do jetë me shumë dobi.

Gelli i përgatitur sipas këtij recepti vërtetë është efektiv, duke i’u faleminderuar vetive të jashtëzakonshme të dyllit të bletave. Pavarësishtë me cfarë recepti e formoni, gelli nga kalendula do të jetë me shumë dobi për ju dhe familjarët tuaj.

Në librin e saj ”Shëndeti nga apoteka e Zotit” Marija Treben, herbaliztja e njohur australiane, U svojoj knjizi “Zdravlje iz Božje ljekarne” Marija Treben, poznata austrijska travarka, dhuron përvojën e saj në përdorimin e gellit nga kalendula.

Njërës nga shoqet e saj duhej ti hiqej urgjentisht njëri nga gjinjët. Ajo kishte përgatitur për të gellin nga kalendula. calendula_officinalis_calypso_orange_I1559P95084Gruaja në fjalë e kishte lyer plagën pasoperacionale dhe shume shpejtë plaga qetësohet dhe nuk ka dhembje më, ndërsa shenjat u shëruan më shpejtë se te pacientët e tjerë. Pas kësaj ka qenë e nevojshme një sasi më e vogël e trajtimit me rrezatim se që ishte planifikuar.

Gjithashtu Marija tregon për nje grua, e cila kishtë këmbë plot me ngritje dhe vena të zgjeruara. Ajo i kishte mbeshtjellur këmbët me një leckë të hollë liri të lyer me një shtresë të këtij gelli. Pas 4 javësh nyjet/ngritjet zhduken dhe lëkura e këmbës bëhet më e lëmuar.

Janë recepte të ndryshme për përgatitjen e gellit të kalendulës.

Ua preferojmë këtë recept, përgatitja është e shpejtë dhe e thjeshtë, me vetëm dy përbërës: 

Melemi më i mirë nga kalendula – recepti

Përbërësit:

-10 gram dyell blete

-120 ml vaj kalendule

Dyllin e bletës ua preferojmë ta bleni nga bletarët, ndërsa vajin e kalendulës në apotekat bimore apo në dyqanet e maxresdefaultushqimit të shëndetshëm.

Përndryshe, për përgatitjen e gellit, kush mundet le ta përgatisë edhe vet vajin e kalendulës.

 Veprimi:

Vajin dhe dyllin e vendosim në një tenxhere të smaltuar, në avullin e ujit, në zjarr të lehtë.

Përbërjen duhet përzier vazhdimisht deri në shkrirjen e plotë të dyllit.

Kur përbërja të bëhet homogjene, vendoseni atë në sipërfaqe të truezës dhe prisni deri sa të ftohet. Gelli është i gatshëm nëse ka konzistencë të kremit. Nëse gelli është tepër i ngurtë, shtojini edhe pak vaj, nëse është tepër i lëngshëm , shtojini edhe pak dyll.

Gellin e vendosim në një kavanoz të pastërt nga qelqi dhe e lëmë të ftohet.calendula-neven-cream1

Pastaj e mbyllim kapakun dhe e ruajmë në frigo.

 Afati i përdorimit 1 Vit.

Sipas nevojës, mundë të përgatisni edhe sasi më të madhe.

Provojeni këtë super melem dhe nuk do pendoheni!

 

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here