Bamirësia e djalit, për Nënën e tij e cila ishte e sëmurë mentalisht nga lindja

0
272

Një mjeke nga Arabia Saudite e ka treguar një tregim prekës për bamirësinë e një djali ndaj nënës së tij. Ajo ka thënë: “Në ordinancën time erdhi 30 vjeçari Muhamed me nënën e tij e cila donte të ikte prej tij, kështu që e kafshoi në dorë, e gërrithi me thonj dhe e pështyu në fytyrë, por edhe përkundër kësaj, nga fytyra e djaloshit buzëqeshja nuk u ndal.
Nëna e tij hyri në ordinancë dhe e hodhi mantelin e saj, pastaj filloi të qeshte si një person i çmendur dhe të sillej përreth tavolinës së mjekut.

E pyeta të riun: ‘Kush është ky person?’

Ai u përgjigj: ‘Nëna ime’.

‘Po çka është me të’, e pyeta Muhamedin?

Ai u përgjigj: “Ajo ka lindur me çrregullim mendor”.

E habitur nga një përgjigje e tillë, e pyeta: “Atëherë, si të ka lindur ty ajo?”

Muhamedi u përgjigj: “Gjyshi im e ka martuar me babain tim me qëllim të lindjes së një fëmije dhe të mbetet pasardhës pas saj. Babai u martua me të dhe në vitin e parë të martesës u divorcua prej saj. Ajo mbeti shtatzënë dhe më lindi mua si fëmija i saj i vetëm. Unë që nga viti i dhjetë kujdesem për nënën time, gatuaj dhe i bëjë të gjitha punët tjera, ndërsa kur shkoj për të fjetur, atëherë këmbën e nënës e lidhi për këmbën time që të mos më ik e të largohet nga unë.“

Unë e pyeta: ‘Po pse ke ardhur me të tek unë?’

Ai u përgjigj: “Nëna ime ka diabet dhe tension të lartë.”

Derisa ne po bisedonim, nëna e tij përsëri filloi të qeshej pa kontroll dhe ta pështyjë në fytyrë, kurse ai vetëm e fshiu pështymën nga fytyra e tij dhe buzëqeshi..

I thashë atij: ‘Epo, nëna jote edhe nuk të njeh ty?’

Muhamedi u përgjigj me pikëllim: ‘Po, ajo nuk e di se unë jam djali i saj, por Ai që më ka krijuar e di se ajo është nëna ime’.

Atëherë ndërhyri nëna e tij duke i thënë: ‘Ti je gënjeshtar! Ti më the se do të më çon në Mekë.’

Muhamedi i tha: „Të enjten, oj nënë! Të kam thënë se të enjtën do të shkojmë në Mekë për umre.“

E pyeta Muhamedin: ‘Pse po e dërgon nënën tënde në umre, kur ajo nuk iu nënshtrohet detyrimeve fetare?’

Muhamedi tha: “Sa herë që nëna ime dëshiron të shkojë në Mekë, unë e çoj atë. Nuk mund të lejojë që nëna ime të dëshirojë diçka, që unë mund t’ia përmbushi, e të mos e bëj!“

Kur Muhamedi u largua me nënën e tij nga ordinanca, mjekja e mbylli derën dhe qau për një kohë të gjatë.

Ajo ka treguar: “Kam dëgjuar për forma të ndryshme të bamirësisë, por kurrë më parë nuk kam parë një të ri, të cilin nëna e tij as nuk e njeh, e që jetën e tij dhe kohën e tij t’ia kushtojë kujdesit për të, edhe pse ai thjesht ka mund ta dërgojë nënën e tij në klinikën për sëmundje mendore dhe përsëri t’i bëjë bamirësi dhe ta vizitojë rregullisht. Mirëpo, mirësia dhe fisnikëria e tij kanë dashur që dera e xhenetit të jetë e hapur për të gjatë gjithë jetës së tij.“

Përshtati: Miftar Ajdini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here