Prokurorisë së Kosovës po i kërkohet që zyrtarisht të nisë hetimet rreth ligjëratës dhe Hoxhë Irfan Salihut.
Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut mendon se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe Prokuroria do të duhej të niste hetim.
Se nuk po kryejnë punën siç duhet organet e drejtësisë, mendon edhe Avokati i Popullit.
KTV-ja ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të Prokurorisë së Kosovës, por asnjëri nga ta nuk është përgjigjur në telefon.
Në gjithë këtë mes, Bashkësia Islame e Kosovës vazhdon të heshtë, duke mos pranuar të flasë për çështjen, pavarësisht se Imami Irfan Salihu është pjesë e BIK-ut./Ktv/Besimtari.com