Një grup ateistësh i kishin thënë Imam Ebu Hanifes:
Cilin vit është zbuluar Zoti yt ?
Ebu Hanifja: Allahu ekziston para historisë dhe para kohës, ai nuk ka fillim .
Ateistët : Po kemi dëshirë të na e sqarosh me shembuj, si është kjo e mundur?
Ebu Hanifja: Ç’farë ka para numrit katër? Thanë: treshi. Po para treshit ? Thanë: dyshi. Po para dyshit? Thanë: njëshi. Po para njëshit? Asgjë s’ka para njëshit.
Ebu Hanifja tha: Atëherë nëse para njëshit matematikor, nuk ka asgjë, atëherë si do të ishte e mundur para njëshit të vërtetë që është Allahu të ketë diçka. Ai është i përhershëm, pa fillim dhe pa mbarim.
Ateistët: Në cilën anë gjendet Zoti yt?
Ebu Hanifja: Nëse e sillni një llambë dhe e ndizni në errësirë, në cilën anë do të gjendet drita e saj?
Ateistët: Në të gjitha anët.
Ebu Hanifja: Nëse kështu është drita e llambës, atëherë si do të ishte drita e qiejve dhe e tokës !?
Ateistët: Na e defino qenien e Zotit tënd, a është i fortë si hekuri, apo i lëngshëm si uji, apo ndonjë materie tjetër?
Ebu Hanifja: A keni ndenjur ndonjëherë pran ndonjë të sëmuri, i cili ka vdekur para syve tuaj?
Ateistët: Po, u përgjigjën.
Ebu Hanifja: A foli më i sëmuri pasi që vdiq ?
Ateistët: Jo, thanë.
Ebu Hanifja: Para se të vdiste a fliste?
Ateistët: Po, i thanë.
Ebu Hanifja: Çfarë e bëri që të ndryshojë ?
Ateistët: Dalja e shpirtit.
Ebu Hanifja: A i doli shpirti?
Ateistët: Po, i doli.
Ebu Hanifja: Pra më tregoni si ishte shpirti i tij, a ishte ngurtë si hekuri, apo i lëngët si uji ?
Ateistët: Nuk dimë gjë për të !!!
Ebu Hanifja: Atëherë nëse për shpirtin që është krijesë e Allahut nuk arritët ta njihni qenien e tij, si dëshironi të njihni qenien e të madhit Allah që është Krijues?