Ardhja i Imam Mehdisë së vërtetë

0
423

                                                                                                                             2585kbl

Në fund të kohës do të shfaqet një njeri nga Ehlul Bejti (familja e Profetit, salallahu alejhi ve selem) me të cilin All-llahu xhele shanuhu do ta ndihmon fenë e Tij. Do të sundojë shtatë vjet. Do ta mbushë tokën me drejtësi pasi që ishte mbushur me ligësi dhe tirani. Ummeti do të jetoj në begati me të cilën kurrë nuk kishin jetuar më parë. Frytet e tokës do të lulëzojnë dhe do të bjerë shi, do të kenë pasuri të pakufizuar.

Ibn Kethiri thotë: Frytet në atë kohë do të jenë shumë, të mbjella të bollshme, pasuri, do të sundojë fituesi, feja do të jetë e qëndrueshme, armiku i poshtëruar dhe të mirat në kohën e tij të vazhdueshme. (En Nihaje, 1/13)

Ky njeri do të quhet sikurse Resulullahi, salallahu alejhi ue selem, dhe babai i tij do të quhet si babai i Profetit, salallahu alejhi ue selem, kështu që emri i tij do të jetë Muhamed apo Ahmed djali i Abdullahit. Origjina do të jetë nga pasardhësit e Fatimes, radijAllahu anha, vajzës së Resulullahit, salallahu alejhi ue selem, do të thotë nga djali Hasan bin Alia.

Ibn Kethiri për Mehdiun thotë: Mehdiu është Muhamed bin Abdullah el Alevi el Fatimi el Haseni. Përmendet për përshkrimin e tij: Ballin e gjerë, hundën e thyer. (i njëjti burim, 1/29)

Do të paraqitet nga lindja. E shënuar në hadithin e Sevbanit, radijallahu anhu, siç ka thënë i Dërguari salallahu alejhi ue selem: Do të luftojnë për thesarin tuaj tre, të gjithë fëmijë të halifeve, pastaj nuk do ti takoj asnjërit prej tyre. Pastaj do të shfaqen flamujt e zi nga lindja, dhe do të ju vrasin siç nuk është mbajt në mend më parë… (pastaj ai përmendi diçka që unë nuk munda ta mbaj në mend, dhe tha:) kështu që kur e shihni atë jepjani besën atij. Bëjeni këtë edhe nëse rrëshqitni mbi borë. Në të vërtetë ai do të jetë halifja e All-llahut Mehdiu. (Sunen Ibn Maxhe, 2/1367)

Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: Pasuria e përmendur në këtë kontekst është pasuria e Qabesë. Për të do të luftojnë bijtë e tre halifeve. Kjo do të ndodhë në fund të kohës para ardhjes së Mehdiut. Do të vijnë nga vendet lindore dhe jo nga Sevdab Samra, ashtu si e thonë shiitët e pa udhëzuar, duke pretenduar se ai është tashmë atje. Ata e presin ardhjen e tij në fund të kohës. Me të vërtetë ky është një lloj i kllapis (jermit), dëshmi e një prapambetjeje të madhe, thirrje e shejtanit. Asnjë dëshmi apo argument në lidhje me këto pretendime nuk e gjen në Kuran, në Sunet, apo arsyetimit të duhur as në analogji.

Ai thotë më tej: Do ta mbështesin atë dhe do ta ndihmojnë njerëzit nga lindja. Do ta vendos sundimin e tij, dhe do ti forcoj themelet e tij. Flamujt e tij gjithashtu do të jenë të zinj. Është e njohur se edhe flamuri i Resulullahit, salallahu alejhi ue selem ishte i zi dhe është quajt El Ukab – shqiponja e zezë.

Deri tek fjalët: Dëshiron të thotë se Mehdiu i lavdëruar dhe i premtuar në fundin e kohës do të paraqitet në lindje, se do ti bashkëngjiten në Qabe, ashtu siç na tregojnë hadithet e caktuara. (En Nihaje, 29/30)

DËSHMI NGA KURANI DHE SUNNETI PËR ARDHJEN E TIJ

Janë shënuar hadithe autentike (të vërteta) në lidhje me ardhjen e tij. Disa prej tyre si teksti i qartë për Mehdiun dhe disa si përkujtim për cilësitë e tij të veçanta. Këtu unë do ti përmendi disa prej këtyre haditheve si konfirmim të mjaftueshëm për ardhjen e Mehdiut në fund të kohës si një nga shenjat e Ditës së Gjykimit:

1. Nga Ebu Seid el Hudriju, radijAllahu anhu transmetohet se Resulullahi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: Do të paraqitet në fund të umetit tim Mehdiu. All-llahu do ta ngop me shi, toka do të japë fryte ndërsa pasuri vetëm të mirë, do të shumohen bagëtitë, ummeti do të ngritët do të jetojë shtatë ose tetë (mendohet në vite). (Mustedrekul Hakim, 4/557-558)

2. Gjithashtu Ebu Seid el Hudriju transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem ka thënë: Do të ju gëzoj Mehdiu. Do të dërgohet në një kohë të përçarjeve dhe tërmeteve të mëdha. Do ta mbushë tokën me nder dhe drejtësi ashtu siç ishte e mbushur me të keqen dhe padrejtësi. Me të do të jenë të kënaqur banorët e qiejve dhe të tokës. Pasurin do ta ndaj drejtë. Njeriu pyet: Si drejtë? Në mënyrë të barabartë në mesin e njerëzve, u përgjigj. All-llahu do ta rrethoj me drejtësi zemrën e umetit të Muhammedit, sallallahu alejhi ve selem. Do ta urdhërojë lajmëtarin të bërtas: A ka dikush nevojë për pronë (pasuri)?

Nuk do të përgjigjet askush përveç një njeriu, dhe do ti thuhet: Shko tek roja e pasurisë! Do ti thuhet rojës: Mehdia të urdhëron që të më japësh ari. Roja do ti thotë: Ngutu! Kur ta merr arin e pastër do të pendohet dhe do të thotë: Kam qenë më lakmuesi i umetit të Muhamedit, salallahu alejhi ve selem. A nuk më mjafton mua sikur ju mjafton atyre? Do ta kthej thesarin por askush nuk do ta dëshiroj dhe do ti thuhet: Ne kurrë nuk e kthejmë atë që e japim. Ashtu do të jetë shtatë ose tetë ose nëntë vite. Pas kësaj në jetë nuk do të ketë më mirë.(Musned Ahmedi, 3/37)

Në të cekurën më sipër është dëshmi se pas vdekjes së Mehdiut do të paraqitet një e keqe e madhe dhe fitne.

3. Prej Aliut, radijAllahu anhu transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem ka thënë: Mehdiu është nga familja jonë, Allahu do t’i japë atij ngritje brenda një nate.(Musned Ahmedi, 2/58, hadithi 645)

Ibn Kethiri ka thënë: All-llahu do ta falë atë, do ta ndihmojë, do ta frymëzoj dhe ta udhëzojë, pasi që nuk ishte ashtu. (En Nihaje, 1/29)

4. Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriju -radijAllahu anhu, që Resulullahi salallahu alejhi ue selem ka thënë: Mehdiu është prej meje, me ballë të gjerë, hundë të thyer. Do ta mbushë tokën me të mira dhe drejtësi siç ishte me plot të këqija dhe padrejtësi, do të sundojë shtatë vite. (Sunen Ebu Davudi, 11/375, hadithi 4265)

5. Nga Ummu Seleme është raportuar se ajo dëgjoi Resulullahin, salallahu alejhi ue selam, kur ai ka thënë: Mehdiu është nga familja ime, nga fëmijët e Fatimes. (Sunen Ebu Davudi, 11/373, Sunan Ibn Maxhe, 2/1368)

6. Nga Xhabir radijAllahu anhu, është transmetuar se Resulullah salallahu alejhi ue selem ka thënë: Do të vije Isai i biri i Merjemes, udhëheqësi i tyre Mehdiu do ti thotë: Eja na e fal namazin! Isa alejhi selam do të thotë: Jo, ju jeni udhëheqës të njëri-tjetrit, kështu All-llahu e ka nderuar këtë ummet. (El Menarul Munif, 147-148)

7. Nga Ebu Seid el Hudriju, radijAllahu anhu është transmetuar se Resulullahi salallahu alejhi ue selam, ka thënë: Prej nesh është ai pas të cilit do të falet Isa i biri i Merjemes. (Fejdul Kadir, 6/17)

8. Abdullah ibn Mesudi, radijAllahu anhu, ka transmetuar se Resulullahi salallahu alejhi ue selem ka thënë: Nuk do të shkojë ose nuk do të përfundojë dunjaja derisa arabët do ti qeveris njeriu nga pasardhësit e mijë. Emri i tij do të përputhet me emrin tim. Në një transmetim tjetër thotë: Emri i tij do të jetë i njëjtë si emri im dhe emri i babait të tij do të jetë i njëjtë me emrin e babait tim. (Sunen Ebu Davudi, 11/370)

Disa nga hadithet nga dy sahihet (Buhariu dhe Muslimi) për Mehdiun

  1. Prej Ebu Hurejres është transmetuar se Resulullahi salallahu alejhi ue selem ka thënë: Si do të jetë kur në mes jush zbret Isa i biri i Merjemes ndërsa udhëheqësi juaj do të jetë një nga ju. (Buhariu, 6/491)

Prej Xhabirit, radijAllahu anhu është transmetuar se e ka dëgjuar Resulullahin, salallahu alejhi ve selem duke thënë: Vazhdimisht do të jetë një grup nga umeti im që do të luftoj për të vërtetën deri në ditën e Gjykimit. Dhe, tha: Do të zbret Isa i biri i Merjemes ndërsa udhëheqësi i tyre do ti thotë: Eja, na e fal namazin. Kështu që ai do ti thotë: Jo, me të vërtet disa nga ju janë udhëheqësit e të tjerëve. Kjo është nderi i Allahut për këtë umet. (Muslimi, 2/193-194)

2. Nga Xhabiri-radijAllahu anhu, është transmetuar se i Dërguarit, salallahu alejhi ue selem ka thënë: Do të jetë nga fundi i umetit tim njeriu i cili do të ndaj pasuri të panumërta.

Xhabiri -radijAllahu anhu, një nga transmetuesit e hadithit thotë: I thashë Ubu Nedrit dhe Ebu Alaut: Çfarë mendoni a është ky Omer ibn Abdulazizi? Ata thanë: Jo. (Muslimi, 18/38-39)

Këto hadithe, të transmetuara në dy sahihet tregojnë atë që vijon më poshtë:

E para: Se kur do të zbret Isa i biri i Merjemes në tokë muslimanët do ti udhëheq një prej tyre (muslimanëve).

E dyta: Prania e udhëheqësit të tyre në namaz dhe ta udhëheqë namazin si imam, dhe kërkesa e tij Isait alejhi selam që tua falë namazin si imam i namazit tregon për korrektësinë dhe udhëzimin e këtij udhëheqësi. Edhe pse në hadith nuk ceket emri Mehdi, hadithet tregojnë për karakteristikat e një njeriu të mirë dhe imamit të muslimanëve në atë kohë. Në Sunenet dhe Musnedin është komenti i dy haditheve sahih dhe argument se ai njeriu i mirë quhet: Muhammedi i biri i Abdullahut, i quajtur Mehdi. Ndërsa suneti e komenton njëri-tjetrin.

Nga hadithet të cilat tregojnë për këtë është edhe hadithi të cilin e transmeton Haris ibn Ebi Usame nga Xhabiri, radijAllahu anhu se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem ka thënë: Do të zbret Isa i biri i Merjemes dhe do ti thotë udhëheqësi i tyre Mehdiu…

Kjo tregon se udhëheqësi i përmendur në Sahihet e Muslimit i cili kërkon nga Isa’a alejhi selam që t’ua falë namzin si imam, ai është Mehdiu.

Shejh Sadik Hasani në librin e tij El Iza’a ka përmendur një numër të haditheve për Mehdiun, e ka përfunduar me hadithin e Xhabirit- radijAllahu anhu, në Sahihun e Muslimit, dhe pastaj tha: Nuk përmendet në të Mehdiu, por ky hadith dhe hadithet e tjera mund të jenë vetëm për Mehdiun e Pritur, dhe aty na drejtojnë edhe shumë argumente tjera të përmendura. (Akidetu Ehli Suneti vel eseri fil Mehdil Muntazari, 175-176)

Ndërsa sa i përket pretendimeve israilite dhe shijave të trilluara dhe paragjykimeve në hadithe – aso ka, por dijetarët e haditheve i kanë shpjeguar të pabesueshmet nga punimet tjerat për hadithet apokrif, i kanë sqaruar rivajetet e dobëta, kanë përcaktuar rregulla të qarta për gjykimin për njerëzit, kështu që për asnjë bidatgji dhe gënjeshtar nuk ka mbet e që për te të mos kenë treguar. Pra, kështu All-llahu e ka ruajtur Sunetin nga lojërat e tallësve, përshkrimeve të shtrembëta shkatërruese. Kjo është prej Allahut xhele shanuhu ruajtja e kësaj feje.

Kështu që edhe sikur të kishte aty-këtu për shkak të paragjykimeve të transmetimeve të shpikura për Mehdiun, kjo nuk na obligon që ta lëmë atë çfarë është autentike në lidhje me të: Përmendja e përshkrimeve të tij, emrat, emrat e babait të tij. Në qoftë se njeriu e cakton një personalitet për Mehdiun dhe kjo është në kundërshtim me hadithet autentike për këtë, kjo nuk do të rezultojë në refuzimin e asaj që lajmërohet për atë Mehdiun në hadithet autentike.

Përveç të tjerash Mehdiun nuk ka nevojë askush ta thërras. All-llahu do ta shfaq kur të dëshiroj. Njerëzit do ta njohin nga shenjat që do të tregojnë në të. Ndërsa transmetimet e kundërta janë rezultat të haditheve të shpikura ndërsa hadithet e vërteta nuk kanë kontradikta në të, falënderimi i takon All-llahut.

Gjithashtu, dallimet në mes shijave nuk janë të vlefshme. Gjykimi i drejte është Kur’ani dhe hadithet Sahih. Trillimet e shiiave dhe budallallëqet nuk guxojnë të jenë shtyllë e refuzimit të thënies së saktë të Resulullahit, salallahu alejhi ve selem.

Dijetari Ibn Kajimi për Mehdiun thotë: Imamet shiitë e thonë mendimin e katërt, e ai është:

Ai është Muhamed bin Hasan el Askeri. Një pasardhës i pritur i Huseinit birit të Aliut dhe jo një pasardhës i Hasanit. Ai është i pranishëm në disa zona. Nuk shihet. Do ta trashëgoj shkopin, do ta vulos gjithësinë. Ka hyrë në kodrën Serdab Samra para pesëqind viteve. Pas kësaj më asnjë sy nuk e ka parë dhe nuk ka asnjë lajm dhe gjurmë për të. Dhe ata e presin për çdo ditë! Në dyert e Serdabit e pret një kalë i shaluar. Duke e thirrur bërtasin: O ndihmues! Dil duke na ndihmuar! Pastaj kthehen të shtypur me dëshira të paplotësuara. Këta janë ata dhe Mehdiu i tyre!

Mirë ka thënë dikush:

Sa është pikëllim për Serdabin që lindi atë

të cilit ju i flisni me injorancën tuaj, o pikëllim

mendjen e juaj e ka mbuluar pluhuri dhe me të vërtetë i keni

dyfishuar qafat dhe mashtrimin.

Kështu jeni bërë një turp dhe poshtërim i pasardhësve të Ademit, qesharak për të gjitha mendjet e arsyeshme. (El Menarul Munif, 152-152)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here