Apel për ndihmë: Qeveria shiite në Iran do ti ekzekutoj 7 të burgosur suni!

0
227

altKështu, websajti Supportmybrothers sjell raporte të ndryshme mbi krimet e shitëve në Iran, në formën e persekutimit, burgosjes, torturimit dhe vrasjes së muslimanëve të cilët guxojnë ta praktikojnë besimin e tyre.

Faqja në njërin prej artikujve të saj shkruan:

“Situata e muslimanëve në Iran është e njohur mirë, ku shumë prej të cilëve jetojnë të fshehtë për shkak të frikës nga persekutimi për shkak të besimeve të tyre. Muslimanët pasuesit e sunetit janë pakicë në Iran dhe jetojnë në represion të vazhdueshëm nga ana e qeverisë shite. Shejhët dhe muslimanët e tjerë të shquar ndiqen nga autoritetet, dhe shpesh akuzohen për “vehabizëm”, “krim” për të cilin në Iran merr dënimin me vdekje.

Pasuesit e sunetit në burgjet e Iranit përjetojnë tortura të tmerrshme dhe shqetësime, dhe diskriminohen vetëm për shkak të besimit të tyre. Burimi, emrin e të cilit nuk do ta përmendim për arsye sigurie, dëshmon për trajtimet tronditëse të burgosurve në një intervistë me një grup të të drejtave të njeriut me emrin “Fushata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Iran.”

Burgjet shiite janë të mbushura plot me musliman prej të cilëve shumicën i pret dënimi me vdekje për të cilën janë dënuar vetëm pse e praktikojnë besimin e tyre. Për 7 prej tyre kjo mund të bëhet së shpejti një realitet. Websajti që e përmendem disa ditë më parë erdhi me një apel mbi tërë umetin në mënyrë që të përpiqen për të ndaluar ekzekutimin e tyre përmes peticionit. Prandaj, musliman përgjigjuni për hir të All-llahut. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. (05:32)

Në vazhdim lexoni apelin në tërësi:

Fati i shtatë të burgosurve në Iran është më i pasigurt, derisa lajmërohen raportime se disa dijetarë të shquar janë detyruar të japin lejen për ekzekutimin e tyre.

Dijetarët kanë qenë të arrestuar në ditët e fundit në qytetin me shumicë suni në Mahabad në Iran. Ata mbahen në një vend të fshehtë, dhe janë të detyruar ti nënshtrohen autoriteteve në fushatën e tyre për ekzekutimin e të burgosurve. Deklaratat që mbështesin ekzekutimin e 7 të burgosurve janë të nënshkruara nga dijetarët, e cila ka dhënë arsyetim politik për ekzekutim. Këta 7 të burgosur gjenden në burgje në pesë vitet e fundit, dhe qeveria shiite ka shtuar përpjekjet e saj për ti dënuar ata me vdekje.

Sunit në Iran jetojnë në fshehtësi nga frika e persekutimit nga qeveria shiite. Ata që e praktikojnë islamin haptazi arrestohen në mënyrë rutinore dhe ekzekutohen ndaj akuzave të pabaza. Të burgosurit në këtë rast mbahen të mbyllur në burgun Raxhai Shahr, Karaj, në të cilin ndodhen rreth 26 të burgosur të tjerë që presin ekzekutimin e tyre për bindjet e tyre islame. Asnjë prej të burgosurve nuk është dënuar për ndonjë vepër të dhunës, dhe në vend të kësaj ndeshen me akuza të tilla si “propagandimi i vehabizmit ” ose “veprimi kundër sigurisë kombëtare”. Shumë prej tyre janë torturuar rëndë deri sa ata nuk e kanë “pranuar” “krimin” e tyre. Dy të burgosur përballen me dënimin me vdekje për shpërndarjen e librave dhe CD-ve rreth Islamit.

Shtatë aktivistët e tjerë islamik dhe muslimanë janë në rrezik të madh së shpejti për t’u vrarë:

1. Shejh Farhad Salimi, lidhja për peticion: http://www.gopetition.com/petitions/free-farhad-salemi.html

2. Karim Ayoub

3. Anwar Khezri, lidhja për peticion: http://www.gopetition.com/petitions/free-anvar-khezri.html

4. Qasim Absit

5. Khosro Bashart, lidhja për peticion: http://www.gopetition.com/petitions/free-khosro-besharat.html

6. Kamran Shaykha

7. Davud Abdullahi, lidhja për peticion: http://www.gopetition.com/petitions/free-davoud-abdullahi.html

(Lidhjet për peticionin e tre muslimanëve, Insha All-llahu, së shpejti do të postohen)

Si mund të ndihmoni

Si është e turpshme se peticioni për shpëtimin e lepujve mund të marr (kaloj) shifrën mbi 300.000 nënshkrime, dhe kur vjen puna për të shpëtuar jetën e vëllezërve tanë të dashur, ne vetëm heshtim. Më së paku çfarë mund të bëjmë është që të flasim kundër padrejtësive, në mbrojtje të këtyre njerëzve të pafajshëm.

Ne i nxisim të gjithë lexuesit që urgjentisht ta rrisin ndërgjegjen në lidhje me këta 7 të burgosur duke përdorur rrjetet sociale (Facebook, Twitter, etj) dhe të gjitha mjetet e tjera në dispozicion.

Këto janë profile të burgosurve të tjerë të cilët janë dënuar me vdekje (edhe pse 7 të parët janë prioritet)

altKaveh Vaisi

Mosha 29

Hafiz i Kur’anit

Hafiz i disa mijëra haditheve

Nuk ka kryer asnjë krim

Ai u dënua me akuzat se është “propagandist i vehabizmit”

Aktgjykimi: Dënimi me vdekje

Peticioni: http://www.gopetition.com/petitions/do-not-execute-kaveh-vaisi.html

altHamid Ahmadi

Mosha: 32

I burgosur në burgun Qazil Hesar, Iran

Ai u dënua me akuza për “aktivitete fetare”

Aktgjykimi: Dënimi me vdekje

Peticion: http://www.gopetition.com/petitions/do-not-execute-hamed-ahmadi.html

altBahram Ahmadi (u ekzekutua në dhjetor viti 2012)

U ekzekutua në burgun Ghezelhesar, Iran, në dhjetor te vitit 2012

Ai ishte 21 vjeçar kur u ekzekutua

I akuzuar për “anëtarësim në një grup selefi”

I torturuar në burg

Nëna e tij e vjetër nuk ishte e informuar për ekzekutimin e tij. Kur ajo u përpoq për ta vizituar atëherë asaj iu tha se ai u ekzekutua gjashtë muaj para vizitës së saj. Pas kësaj pësoi një sulm në tru për shkak të tronditjes.

Vëllai i tij, Shahram Ahmadi, është gjithashtu në burg në pritje të ekzekutimit.

altShahram Ahmadi

I burgosur në burgun Raxhai Shahr, Iran

Ndër të tjera, i akuzuar për “angazhimin e tij në aktivitete fetare”

“pranoi” pas torturave.

Aktgjykimi: Dënimi me vdekje.

Rojet e burgut nuk lejuan trajtimin e tij mjekësor.

U rrah rëndë dhe po kërcënohet nga stafi i burgut.

Vëllai i tij Bahrami Ahmadi, u ekzekutua në vitin e kaluar

Peticioni: http://www.gopetition.com/petitions/do-not-execute-shahram-ahamdi.html

altJahangir dhe Jamshed Dehghani

Jahangir dhe Jamshed Dehghani janë vëllezër

“Krimet” e tyre janë shpërndarja e librave dhe CD-ve me tematik islamike

Gjithashtu, “krimin” ata e “pranuan” nën tortura të rënda.

Aktgjykimi: Dënimi me vdekje.

Peticioni për Jahangir Dehghani: http://www.gopetition.com/petitions/do-not-execute-jahangir-dehghani.html

altKaveh Sharifi

Mosha 29

Vendndodhja: Burgu Rajaee Shahr, Iran

Aktgjykimi: Dënimi me vdekje.

Peticioni: http://www.gopetition.com/petitions/do-not-execute-kaveh-sharifi.html

altLoghman Amini

Mosha: E panjohur

Vendndodhja: E panjohur

Aktgjykimi: Dënimi me vdekje

 Peticion: http://www.gopetition.com/petitions/do-not-execute-loghman-amini.html

altBehrooz Shanzari

Mosha: 29

I dënuar për “luftë kundër sunduesve”

Aktgjykimi: Dënimi me vdekje me varje.

Gjendet në qeli për 33 muaj

Peticioni: http://www.gopetition.com/petitions/do-not-execute-behrooz-shanzari.html

Peticionin online mund ta nënshkruani duke klikuar mbi linkun afër emrave (ose profilit) të burgosurve mbi, dhe pastaj, në faqen e sapo hapur, klikoni mbi “Sign the petition” dhe pastaj plotësoni veb formularin me informacione personal, emrin, mbiemrin dhe emailin janë të nevojshme (mund të jepni një nofkë dhe një adresë email alternative në qoftë se ju nuk doni ti lini të dhënat tuaja personale). Pas hyrjes në kodin e verifikimit, kliko ne butonin Sign në fund të faqes. /Supportmybrothers.weebly.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here