Allahu e ruajti të dërguarin e Tij, në moshën e rinisë, nga ndytësitë e injorancës

0
551

Nëntema e tretë: Allahu i Madhëruar e ruajti të dërguarin e Tij në rini, prej ndytësisë së injorancës.

Rasti i çarjes së kraharorit konsiderohet pastrim për të dërguarin tone (alejhi selam) nga hisja e shejtanit dhe për këtë arsye i dërguari i Allahut (alejhi selam) edhe gjatë rinisë së tij nuk është përzier me pisllëkun dhe ndytësinë e injorancës.

Shembuj për këtë kemi: Së pari: Atë e mbrojti Allahu nga shirku i injorancës dhe adhurimi i idhujve. Zejd bin Harithe ka thënë: Në Mekë ishte një idhull prej bakri të cilit i thonin Isaf dhe Neileh, dhe me të idhujtarët fshinin trupin pasi bënin tavafin. I dërguari i Allahut bëri tavaf, dhe unë bëra tavaf bashkë me të. Kur kalova pranë tij (idhullit) u fshiva për të. Profeti më tha: Mos u fshij për të. Zejdi thotë: Bëmë sërish tavaf dhe unë po mendoja në veten time: Do ta prek atë (idhullin) dhe do të pres reagimin (e Profetit), dhe ashtu veprova. Profeti (alejhi selam) më tha: A nuk të ndalova? Zejdi thotë: Pasha Atë që nderoi profetin dhe i zbriti librin, ai nuk ka prekur kurrë ndonjë idhull derisa Allahu i Madhëruar e nderoi me atë që e nderoi dhe i zbriti shpalljen (Islamin). [Albani ka thënë: Senedi i këtij hadithi është i mirë, për më tepër shih Sahih es Sira fq 32].

Hadixhes i ka thënë: Oj Hadixhe, pasha Allahun unë nuk e adhuroj Latin dhe Uzanë. [E përcjell Ahmedi në Musnedin e tij dhe Hejthemiu në librin El Mexhma 8/225 ka thënë: Burrat e këtij zinxhiri janë që transmetojnë hadithe të sakta].

Së dyti: Ruajtja që Allahu i bëri të dërgurit të Tij nga ngrënia e asaj që theret për ndonjë idhull, -pra mishi që theret jo për Allahun. Profeti (alejhi selam) nuk e hante atë që therej për idhujt. Këtë e ka pohuar Zejd bin Amr ibn Nufejl. Nga Abdullah bin Umer transmetohet se Profeti (alejhi selasm) takoi Zejd bin Amr ibn Nufejl në ultësirën Beldeh – luginë para se të shkosh në Meke ose mal rrugës për në Xhide. Ai e takoi para se profetit ti zbriste shpallja. Profetit ju servir një sofër, por ai refuzoi të hante prej saj. Pastaj tha: Unë nuk ha nga ajo që therni për idhujt tuaj, unë nuk ha vetëm se nga ajo për të cilën është përmendur emri i Allahut.

Zejd bin Amër i qortonte Kurejshët për kafshët që thernin, dhe u thoshte: Delen e krijoi Zoti, zbriti ujin nga qielli për të, nga toka krijoi të mbjellat për të, e pas gjithë kësaj ju e therni jo në emër të Allahut! Kështu ai nuk e pranonte këtë që bënin dhe ua quante për të madhe. [E përcjell Buhariu me nr 3826].

Së treti: Ruajtja që Allahu i bëri të dërguarit të Tij nga zbulimi i auretit dhe shfaqja e lakuriqsisë. Xhabir bin Abdillah thotë: Kur u ndërtua Qabja, profeti dhe Abasi  shkuan për të mbartur gurë. Abasi i tha profetit (alejhi selam): çoje izarin tënd mbi supe për tu mbrojtur nga gurët. Ai e çoi, por ra në tokë pa ndjenja dhe sytë ju drejtuan nga qielli, pastaj u erdhi në vete dhe tha; rroba ime, rroba ime, – dhe e shtrëngoi fort izarin e tij.

Në një transmetim tjetër thotë: E zgjidhi atë, e vendosi mbi shpatulla dhe u rrëzua pa ndjenja. Pas këtij rasti nuk është parë më me trup të zbuluar. [Muttefekun alejhi, Buhariu me nr 364 dhe Muslimi me nr 340].

Së katërti: Allahu i mundësoi të dërguarit të Tij të qëndronte në Arafat para se të dërgohej si profet, duke kundërshtuar atë që shpikën populli i tij që u mbështetën në mendimin e Humusve (kurejshëve) – kurejshëve fanatik për ritet e tyre. Kurejshët janë quajtur El Humus, dhe shejtani i kishte cytur duke u thënë: Nëse ju do madhëronit diçka tjetër veç Haremit (Qabes) tuaj atëherë njerëzit do ta nëglizhojnë madhërimin e këtij Haremi (Qabes).

Ndaj ata filluan të mos qëndronin në Arafat në ditën e Arafatit, ndërkohë që gjithë njerëzit e tjerë qëndronin. Nga feja e Muhamedit ishte qëndrimi në Arafat, siç ka thënë i Lartësuari: Mandej, kthehuni, siç kthehen të gjithë të tjerët.” (El Bekare; 199).

Transmetohet nga Muhamed bin Xhubejr, e ky nga babai i tij Xhubejr bin Mut’im se ka thënë: Më humbi një deve ndaj shkova ta kërkoj atë ditën e Arafatit, dhe atje pashë profetin i cili po qëndronte në Arafat, dhe thashë: Pasha Allahun ky është prej El Humus (kurejshëve fanatik). Çfarë do ky këtu?! [Muttefekun alejhi, Buhariu me nr 1664 dhe Muslimi me nr 1220].

Profeti ishte nga ata që qëndronin në Arafat që para se ti vinte shpallja, dhe ky është udhëzim që ja kishte dhënë Allahu i Madhëruar.

“Subulus Selam fi sirati Hajril Enam”

Autor: Salih Taha, Ebu Islam