Mos u shoqëro me pesë kategori njerëzish – Hija Islame

0
517

Muhamed bin Aliu percjell:
Me porositi babai duke me thene:
“Mos u shoqero me 5 kategori njerezish, mos bisedo e as mos bej rruge me ta. Mos e shoqero fasikun (mekatarin), sepse ai te shet per nje te ngrene. Mos u shoqero me kopracin, sepse ta ndalon pasurine atehere kur ti ke me shume nevoje.
Mos u shoqero me genjeshtarin, sepse ai i ngjan mirazhit, ta largon ate qe eshte afer dhe ta afron ate qe eshte larg.
Mos u shoqero me budallain, sepse duke dashur te te beje mire, ai te demton. Dhe mos u shoqero me ate qe shkeput lidhjet farefisnore, sepse e kam gjetur te mallkuar ne tri vende ne librin e Allahut.”