Pse nuk na punon truri kur jemi pa gjumë?

0
495

Nëse ju ndodh shpeshherë që humbisni çelësat tuaj në mëngjes ose dilni jashtë shtëpisë dhe harroni telefonin tuaj celular duhet të dini se arsyeja kryesore është mungesa e gjumit.

Sipas një studimi të fundit, mungesa e gjumit ju bën të ndiheni të përhumbur për një arsye: qelizat e trurit humbasin aftësinë për të komunikuar me njëra-tjetrën kur jeni të lodhur dhe pa gjumë mjaftueshëm.

Kështu neuronet nuk aktivizohen dhe marrin më shumë kohë për t’iu përgjigjur ngacmimeve.

Profesori i neurologjisë Dr Itzhak Fried, nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos thotë: Ne zbuluam se “uria e gjumit” vjedh neuronet e aftësisë të cilat funksionojnë siç duhet. Kjo hap rrugën për gabimet njohëse në mënyrën se si ne perceptojmë dhe reagojmë ndaj botës rreth nesh.