Sinqeriteti dhe gjurmët e tij – Hutbe

0
200

Çfarë është sinqeriteti dhe gjurmët e tij

Definicioni i sinqeritetit është: Ta kesh qëllimin gjatë kryerjes së veprës vetëm se për Allahun, duke mos patur qëllim dikë tjetër pos Allahut, duke mos pasur syefaqësi, as qëllimin për tu lavdëruar, për pozitë, për afrimin tek dikush tjetër. Kur të kryhet një vepër për Allahun dhe nuk zbukurohet vepra që ta shohin të tjerët atëherë vepra është e sinqertë.

Fudajl ibn Ijadi-Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Vepra për hir të njerëzve është shirk dhe largimi nga vepra për hir të njerëzve është syefaqësi, kurse sinqeriteti është që Allah të të ruaj nga të dyjat”.

Bëhu i sinqertë në gjithë veprat e tua, bëni ata vetëm për Allah, mos u mundo ti shfaqish ata para tjerëve, fute veten tënde ne fjalën e Allahut ku thotë: “Me të vërtet namazi im, kurbani, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e gjithë botrave. Nuk ka shok Ai dhe për këtë jam i urdhëruar dhe unë jam prej muslimanëve të parë[1].

Gjurmët e sinqeritetit: 

Kur sinqeriteti është vetëm për Allahun në vepra, njeriu ngritet në shkallët më të larta.

Ebu Bekër ibn Ajashi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk na ka kaluar Ebu Bekër es-Sidiku me shumë namaz apo agjërim, mirëpo ishte besimi i fortë e i thellë që ishte në zemrën e tij dhe këshillat ndaj krijesave të Allahut”.

Në lidhje me këtë Abdullah ibn Mubarek-Allahu e mëshiroftë thotë: “Ndoshta ndonjëherë vepra është e vogël mirëpo atë e zmadhon nijeti, e ndoshta ndonjëherë vepra është e madhe mirëpo atë e zvogëlon nijeti”. Pra me pak vepër e me sinqeritet shtohet shpërblimi. i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të thotë: “Kush jep lëmoshë sa një hurmë që e ka fituar hallall, kurse  Allahu e pranon vetëm se të mirën, Allahu e mer këtë lëmoshë me të djathtën e Tij, pastaj e rrit atë veprën e pronarit të saj, ashtu siç e rrit ndonjëri prej jush mëzin -të voglin e kalit-, derisa të bëhet e madhe sa kodra[2].

Ibnu Kethiri gjatë komentimit të fjalës së Allahut: ”Allahu ia shton lëmoshën kujt të doj, Allahu është i Gjithëdituri[3], thotë: d.m.th. në bazë të sinqeritetit të tij në veprën e tij.

Kur sinqeriteti forcohet dhe nijeti zmadhohet, e robi e fsheh atë tek Zoti i tij, atëherë Allahu e strehon nën hijen e arshit të Tij, i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të thotë : ”Shtatë lloje njerëzish Allahu do ti fut nën hijen e Tij, atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër pos hijes së Tij…[4] prej tyre ceku “Njeriun i cili jep lëmoshë, e fsheh atë derisa e majta e tij nuk e ka din se çfarë jep e djathta e tij[5].

  • · Bereqeti në punë është nga sinqeriteti edhe pse vepra është e vogël:

 

Kur njeriu është i sinqertë edhe pse ai bën punë të mira, qofshin ato shum të imëta, mirëpo Allahu është ai që i shton ata.

i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të thotë: “ xhenet e kam parë një person duke shëtitur nëpër të, sepse e kishte prerë një degë e cila u pengonte muslimanëve[6].

Në një transmetim tjetër qëndron: ”Një njeri kaloi pranë një druri, dega e të cilit i pengonte kalimtarët dhe tha: Për Allahun do ta largoj këtë që të mos u pengoj besimtarëve. –Allahu këtë njeri e futi në xhenet”.

Pra kjo është punë ishte e vogël, mirëpo me të larguarit e një druri nga rruga, Allahu e shtiu këtë person në xhenet me këtë vepër me mëshirën e Tij për shkak të sinqeritetit që ishti i pranishëm në të.

Poashtu vështro se si një grua lavire që bënte një punë të flliqtë, pastaj bëri një punë të vogël në sytë e njerzve, e ajo ishte ti japish qenit të pin uj, jo njeriut. Mirëpo Allahu ia fali mëkatin asaj me këtë vepër të vogël edhe pse ajo ishte lavire.

Pejgamberi salallahu alejhi ve selem thotë: “Përderisa një qen ishte i etur, rrokullisej përreth një pusi dhe ishte duke vdekur nga etja, kur atë e pa një lavire nga laviret e beni israilëve, e cila e nxori këpucën e saj dhe i dha qenit të pi ujë nga pusi, për hir të kësaj vepre ju falën mëkatet[7].

  • · Me nijet të pastër arihet shpërblimi i veprës edhe në qoftë se nuk e vepron atë:

 

Bujaria është prej cilësive të Allahut, andaj kur robi e ka qëllimin e mirë, mirëpo nuk i mundësohet ta kryej veprën e mirë, ai shpërblehet për atë punë edhe në qoftë se nuk mund ta realizon atë, kjo është bamirësi nga ana e Allahut dhe dhunti e tij mbi robërit e Tij.

Xhabir ibn Abdullahu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë: njëherë ishin me të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në një prej luftërave e ai tha: “Me të vërtet në Medina ka burra, ku ju keni kaluar ndonjë rrugë e as që keni ecur në ndonjë luginë vetëm se ato kanë qenë me ju (në shpërblim), mirëpo ata i ka penguar sëmundja”. Në një transmetim tjetër: ”Vetëm se kanë qenë me ju në shpërblim[8].

Enesi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: U kthyem nga lufta e Tebukut me të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e ai tha: “Me të vërtet në Medina ka burra ne nuk kemi kaluar rrugicë e as luginë vetëm se ata kanë qenë me ne, mirëpo i ka penguar arsyeja(pamundësia)”[9].

Gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për personin i cili nuk ka pasuri mirëpo e ka nijetin të jap sadaka e thotë: “Sikur të kisha pasuri do të veproja si filani”. i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për këtë person thotë: “Ky me nijetin e tij dhe në shpërblim janë të njejtë (me atë që ka dhe jep shumë sadaka)”[10].

Në një hadith që e transmeton Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, se ai ka thënë: “Allahu i ka caktuar (shkruar) veprat e mira dhe të këqija pastaj i ka sqaruar ato: Kush don ta bëj një vepër të mirë mirëpo nuk e bën, Allahu ia shkruan atij një të mirë të plotë, e në qoftë se don të bëj një të mirë dhe e bën atë, Allahu ia shkruan nga dhjetë të mira e deri në 700 të mira duke ia shtuar edhe më tepër[11].

Prandaj besimtari e fut nijetin e tij në listën e çdo pune të mirë, Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë: “Vepra më e mirë është sinqeriteti në nijet, duke pasur qëllim shpërblimin e Allahut”. Pra kush don të plotëson punën e tij le ta përmirësoj nijetin e tij, sepse Allahu e shpërblen robin edhe për kafshatën që shpenzon ai. i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të thotë: “Dhe çkado që shpenzon, me të cilën synon fytyrën e Allahut, veçse shpërblehesh për të, madje edhe për kafshatën, të cilën e vendos në gojën e gruas tënde[12].

Zubejd el-Jamiu thotë: “Bëni nijet në çdo gjë të mirë, derisa edhe gjatë daljes së hedhjes së mbeturinave”.

Kurse Davud Etajiu thotë:”E kam vërejtur se çdo hajr vjen nga nijeti i mirë”.

Selefi – të parët tanë të mirë nxitnin për nijetin e mirë në çdo vepër të mirë.

Jahja ibn Kethiri thotë: “Mësojeni nijetin sepse ai është më i vlefshëm se puna”.

Cilat janë ato vepra të cilat duhet ti bëj për Allah?

Disa njerëz mendojnë se sinqeriteti është: vetëm në namaz, në leximin e Kuranit dhe adhurimeve të hapta siç është: thirrja në rrugë të Allahut, sadakdhënia e pasurisë kjo nuk është e vërtet, sepse sinqeriteti është obligim në të gjitha llojet e adhurimeve, derisa edhe në vizitën e kushërijve, vizitën e familjes, farefisit, respektimin e prindërve, në krejt këto kërkohet sinqeriteti. Ngase kjo është prej adhurimeve më të vlefshme. Çdo gjë që e do Allahu dhe është i kënaqur me të sinqeriteti është obligim në atë, pa marëparasysh çfarë do lloj vepre qoftë ajo. Derisa edhe në raportet reciproke me njerëzit siç është drejtësia, besueshmëria, në shitblerje, sjellja me gruan, edukimi i fëmijëve, madje edhe punët tjera qofshin ato edhe të vogla, nevojitet në to sinqeriteti.

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të thotë: “Çdo gjë që e  shpenzon me të cilën kërkon fytyrën e Allahut, vetëm se do të shpërblehesh për të derisa edhe për kafshatën të cilën e fut në gojën e bashkshortes tënde[1].

Pra çdo gjë që e do Allahu dhe është i kënaqur me të prej veprave apo fjalëve të hapta ose të fshehta, kjo është adhurim, madje jemi të obliguar të jemi të sinqertë në edhe në qoftë se është vepra shumë.

Marrë nga libri “Hapat drejt lumturisë”

Dr. Abdul-Muhsin el-Kasim

Përktheu: Nexhat Ceka


[1] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[1] Enam:162-163.

[2] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[3] Bekare:261.

[4] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[5]  Mutefekun-alejhi.

[6] Transmeton Muslimi.

[7] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[8] Transmeton Muslimi.

[9] Transmeton Buhariu.

[10] Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: hadithi është hasenu-sahih.

[11] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[12] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here