Të drejtat e kafsheve në Islam;
1. Kërcënim i madh për ata të cilët i dënojnë dhe i bëjnë zullum kafshëve(hadithi; Një femër ka hyrë në Xhehenem si shkak i zullumit që ia bënte macës).
2. Shpërblim i madh për atë i cili i bën mirësi kafsheve, sidomos kur janë nevojtarë shumë(hadithi; Rasti i lavires të cilës Allahu ia fali mêkatet, sebeb i faljes së saj ishte dhënia ujë qenit i cili ishte i etuar shumë).
3. Mëshira ndaj kafsheve është shkak i fitimit të mëshirës së Allahut.
4. Ndalohet marrja e kafsheve si vende pushimore, ulja mbi to me kohë të gjatë.
5. Obligohet butësia dhe mëshira e njeriut gjatë çasteve të therrjes së kafshës(lopës, deles, etj).
6. Nëse përdoret kafsha për bujqësi dhe gjëra tjera, obligohet pronari i saj të jetë i mëshirshëm ndaj saj, sidomos nëse rruga është e keqe apo fusha që duhet lavëruar është e thatë dhe egër, etj.
7. Nuk lejohet të therret kafsha në prezencën e kafshës apo kafsheve të tjera që do të therren në vijim.
8. Ndalohet rrahja e kafsheve në fytyrë.
9. Ndalohet të lihen kafshat të uritura.
10. Ndalohet mprehja e thikës apo mjetit me të cilin do të therret kafsha, në prezencën e saj.
11. Ndalohet që kafshët të vendosen në njê vend dhe të luhet me to, duke i gjuajtur me gurë apo mjete që i dëmtojnë ato.
12. Ndalohet dëmtimi i fytyrave të kafsheve, i çfardo lloji dëmtimi koftë ai.
nga arabishtja:
Suad Shabani