Dallimi ndermjet imanit dhe islamit

0
230

3 – Dallimi ndermjet imanit dhe islamit
A kanë imani dhe islami një kuptim apo ndermjet tyre ka dallim ku secila prej tyre ka kuptim ndryshe nga e para, në këtë çështje ka dy mendime tek Ehlu-Suneti dhe xhemati.
Mendimi i parë: Se islami dhe imani janë të ndryshme me njëra tjetrën dhe se ndërmjet tyre ka dallim të këtij mendimi janë një shumicë e dijetarëve prej tyre:
1 – Imam Ez Zuhri i cili mendon se: Islami është shprehje fjalë kurse Imani vepër.
2 – Imam Ahmedi. Transmeton Abdul-Melik El-Mejmuni se ka thënë imam Ahmedi: O Ebu Abdullah a ben dallim ndërmjet imanit dhe islamit.- Më tha: Po.
3 – Imam Muhamed Ibn Abdurrahman Ebi Dhib, Imam Ahmedi tregon fjalët e tij për këtë çështje se ka thënë: Islami është fjala kurse imani ështe vepra.
Te nijeti mendim e cekin imam Ibn Abdul-Berin në librin e tij “Temhid” madje edhe El-Asbahani.
Mendimi i dytë: Nuk ka dallim ndërmjet imanit dhe islamit dhe se këta të dyja kanë të njejtin kuptim, të ketij mendimi janë:
1 – Imam Muhamed Ibn Nasr El-Mervezij ka thënë: Kanë thënë një grup dijetarësh e ata janë një grup prej Ehlu-Sunetit dhe Xhematit dhe ithtarët e hadithit: Imani është ajo të cilën Allahu i ka thirrur në të robërit e Tij, kurse islami ajo të cilën Ai ua ka bërë obligim dhe ua ka zgjedhur si fe dhe është i kënaqur që kjo të jetë fe e robërve të tij dhe i ka thirrur në të.
2 – Imam Ibn Abul-Beri ka thënë: Ajo në të cilën janë shumica e ithtarëve të fikhut dhe të Ixhtihadit është se imani dhe islami janë të njejta”.
3 – Imam Ibnu Menduh i cili e ka cekur një kapitull në lidhje me këtë dhe thotë: Argumentet e qarta që tregojnë qartë se imani dhe islami janë dy emra më të njejtin kuptim.
Ajo që kuptojmë në këtë polemikë ndërmjet Ehlu-Sunetit dhe xhematit është se në këtë cështje ka dy nënkuptime:
E para – Ata të cilët thonë se e kanë të njejtin kuptim, e kanë për qëllim se kur cekën veç e veç, në këtë kontekst nuk ka dyshim se kjo është e vërtetë se islami kur përmendet veçmas kur dhe përmendet si argument për diçka hyn në të edhe imani dhe e kundërta, kur përmendet imani veçmas hyn në të islami atëherë nuk ka mosmarëveshje ndërmjet këtyre dy mendimeve.
E dyta – Emërtimi i njërës prej tyre ngërthen në kuptim edhe tjetrën edhe në qoftë se përmenden bashkë, mirëpo kjo nuk është e saktë padyshim për shumë argumente të cilat e demantojnë këtë mendim dhe bëjnë dallim ndërmjet të dyjave, prej argumenteve më të njohura është fjala e Allahut:” Muslimanët dhe muslimanet, besimarët dhe besimtaret.” (Ahzab-35). Këtu në ajet janë cekur bashkë imani dhe islami, kurse nuk bashkohen dy gjëra në përmendje e të kenë të njejtin kuptim, prej kësaj kuptohet se imani ka kuptom ndryshe nga islami, gjithashtu këtë e vërteton edhe hadithi i Xhibrilit i cili është (Mutefekun- Ala Sihatihi) hadithi i saktë kur e ka pyetur Xhibrili të Dërguarin e Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për imanin dhe islamin ai është përgjigjur me përgjigje të ndryshme nga njëra tjetra. E sikur te kishin patur të njejtin kuptim do të ishte përgjigjur me një përgjigje të njejtë.
Gjithashtu edhe Ibnu Rexhebi është munduar t’i bashkon argumentet dhe ka thënë se: Ka disa emra të cilat përmbajnë shumë kuptimë të emërtimeve të ndryshme kur ceken veçmas apo në përgjithësi, mirëpo nuk cekët bashkë me ndonjë emër tjetër të të njejtit kuptim atëherë përfshinë një pjesë të kuptimit, kurse emri tjetër e mban kuptimin tjetër. Kjo i përngjanë emrit fukara dhe miskin, në qoftë se njëri nga këto dy emra cekët veçmas atëherë hynë në këtë emër çdo nevojtar, e në qoftë se cekën të dy emrat bashkë njëri prej tyre aludon për disa lloje të nevojave kurse tjetri i peërmbledh disa tjera. E njejta gjë vlen edhe për fjalët “islam” dhe “iman” në qoftë se njëri prej këtyre dy emrave ceket veçmas hyn në të edhe tjetri dhe nënkupton njëri që nënkupton edhe tjetri, kurse kur ceken te dyja bashkë në një fjali atëherë njera prej tyre mer një pjesë të kuptimit kurse tjetra mer pjesen tjetër.”

4 – Veçimi në iman
Kjo çështje është e njohur tek dijetarët me emrin “Veçimi me Iman” dhe ajo është të thotë njeriu : Unë jam besimtarë në qoftë se do Allahu. Në këtë çështje njerëzit kanë rënë në tre mendime të ndryshme, kurse shejhul islam Ibnu Tejmije i cek të trija mendimet, duke i cekur dy mendime prej tyre si skajore kurse një si të mesëm.
Mendimi i parë – Ndalohet veçimi i imanit ky është mendimi i murxhive , xhehmijeve dhe disa tjerë si ata të cilët e bëjnë cështjen e imanit një gjë të vetme të cilën e din njeriu në veten e tij si besimi në Zot apo diç e ngjajshme me të vetëm më zemrën e tij. Derisa kanë thënë : Unë e dij se jam besimtarë ashtu siç e di se unë e kam shqiptuar dëshminë (shehadetin), ashtu siç e di se e kam lexuar fatihanë, ashtu siç e di se unë e dua të Dërguarin e Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe i urrej jehuditë dhe krishterët. Pra fjala: unë jam besimtar është e njejtë me fjalën: unë jam musliman dhe: unë kam shprehur dëshminë dhe e kam lexuar fatihanë dhe unë i urrej jehuditë dhe krishterët e kështu me radhë. Pra janë çështje të cilat unë i di ata prerazi dhe jam i bindur në to. Kështu që si nuk lejohet të thuash: unë e kam lexuar fatihanë inshAllah (në qoftë se don Allahu) ashtu nuk lejohet të thuhet une jam besimtar në qoftë se don Allahu. Kur thotë unë kam bërë kështu në qoftë se do Allahu dhe dyshon në këtë atëhere ai i cili e veçon dicka prej imanit të tij dhe dyshon në të ai quhet dyshues në imanin e vet.
Mendimi i dytë – Ështe e patjetërsueshme të thotë në qoftë se don Allahu unë jam besimtar mirëpo nuk dëshmon i sigurtë se është besimtar, të këtij mendimi janë Kadij Ebi Ja’la dhe disa të tjerë. Argument i tyre është:
1 – Se sikur të ishte e lejuar të dëshmojmë sigurtë se në jemi besimtarë atëherë kjo do të thotë se ne jemi banorë të xhenetit sepse Allahu ua ka premtuar besimtarëve xhenetin dhe neve nuk na lejohet të dëshmojmë se jemi banorë të xhenetit sepse kusht për këtë është imani dhe atë nuk e di kush pos Allahut, po kështu edhe imani ndodhë duke iu dorëzuar atij, e këtë nuk e di kush pos Allahut. Për këtë arsye ka thënë Ibn Mesudi: Pse nuk e la në dorëzim njërën, pasi u dorëzove për të dytën.I tha këto fjalë shkaku i një personi i cili kishte thënë unë jam besimtarë dhe për këtë i treguan Ibn Mesudid e ai tha: Pyeteni a është në xhenet apo në xhehenem? Atëherë e pyetën atë person e ai tha: Allahu e din.- Atëherë ibn Mesudi i tha: Pse nuk e le në dorëzim të dytën si të parën.
2 – Emri kur potencohet në përgjësi nënkupton plotësimin , mirëpo kjo nuk mund të jetë e njohur për atë të cilin flet siç ka thënë Ebu Alijeh: Kam mbëritur tridhjetë prej shokëve të Muhamedit s.a.v.s. të gjithë kishin frigë nga dyftyrësia për vetëvetën e tyre dhe askush prej tyre nuk ka thënë se imani im është si imani i Xhibrilit. Pra të dëshmon njeriu për vetvetën e tij se e ka imanin e plotë kjo është të flasësh për dicka që nuk ke dituri.
3 – Kjo konsiderohet si vetëlavdërim i vetëvetës kurse në Kur’an Allahu ka thënë:” Ata të cilët largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta përpos ndonjë punë të imët, ska dyshim se Zoti yt gjërësisht përfshinë me falje, se Ai e di më së miri për ju edhe para se t’ju krijojë edhe kur e filloi krijimin tuaj nga dheu, edhe kur ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja, pra mos lavdëroni veten, se Ai e di se kush është më i ruajtur.”(Nexhm, 32)
Mendimi i tretë – Lejohet veçimi i imanit mirëpo nuk është patjetër, madje ky është dhe mendimi i vërtëtë në këtë çështje. Ky është mendimi i Ibn Mesudit, Etheurit, shumicës së dijetarëve të Kufës, Jahja Ibn Seid El-Kahtani, Ahmed Ibn Hanbeli e shumë dijetarë të tjerë. Të gjithë këta e veçonin imanin. Kjo është mutevatir (transmetim i gjithë gjenearatave) mirëpo asnjëri nga këta nuk ka thënë: Unë bëj veçim me këmbëngulje dhe se imani është emër për të cilin robi duhet ti premton Zotit. Përkundrazi shumica prej tyre qartazi tregojnë se veçimi me imanin përmbledh të çuarit në vend të urdhërave të Allahut, e nuk dëshmonin për vetveten e tyre me këtë qëllim. E as që dëshmonin për veten e tyre duke u lavdëruar për devotshmëri ose bamirësi sepse kjo është çështje për të cilën nuk kanë njohuri për të dhe lavdërim i vetes pa dituri.
Po ashtu edhe transmetimet të cilat i cek Hilali në librin “Es-suneh” nga imam Ahmedi tregojnë qartë madje përforcojnë veçimin e saj si dhe pëlqimin e të vepruarit kësisoj. Të mos lihet si bazë e imanit mirëpo si bazë e veprës, për këtë arsye iu drejtua një njeriut imam Ahmedi i cili nuk përfillte veçimin në iman dhe i tha:
– Imani a është vepër dhe fjalë? – ia ktheu njeriu
– Po. – i tha imam Ahmedi:
– Atëherë ta potencojmë fjalën? – i tha personi:
– Po. – vazhdoi imam Ahmedi dhe i tha:
– Atëherë ta potencojmë edhe në vepra? – tha personi:
– Jo. – ju kthyer pas kësaj përgjigje imam Ahmedi dhe i tha:
– Pse po e sheh të metë të thuash nëse don Allahu dhe të veçojmë.
Sipas kësaj nënkuptuam dhe del në shesh edhe mendimi i katërt sipas fjalëve të imam Ahmedit se është e pëlqueshme veçimi si mendim i mesëm ndërmjet obligimit dhe lejimit.

Shkëputur nga libri “Akideja e Ehlu-Sunetit dhe Xhematit”

Autor: Dr. Seid el-Mufsir el-Kahtani

Përktheu: Nexhat Ceka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here