Psikoterapeutët e orientuar psikodinamikisht, të cilët punojnë me fëmijet dhe me të rinjtë, njoftojnë për numrin e shtuar të nxënësve me vështirësi në mësim dhe mossukses shkollor.
Të shkruhet për të gjitha çrregullimet emocionale të cilat e pengojnë mësimin te fëmijet dhe te të rinjtë, do të thoshte të përfshihet e gjithë psikiatria për të rinjë. Prandaj, do të përqëndrohemi në vështirësitë të cilat nuk diagnostikohen si disfunksione më të formuara neurotike dhe psikotike, por si pengesa paraneurotike, parapsikotike dhe disfunksionale. Në këto korniza do të mund të flitej për disa sindrome të cilët e vështirësojnë mësimin dhe kontribuojnë në mossuksesin shkollor.

Këto janë:
a) Fobia nga shkolla- më shpesh është te fillestarët por paraqitet edhe më vonë. Rrënjën e këtij reaksioni, autorët psikodinamikisht të orientuar e gjejnë në anksiozitetin separacional të fëmijeve dhe prindërve. Ekzistojnë edhe familje tipike strukturore te të cilat paraqiten fëmije me fobi nga shkolla. Në familjet e tilla hasim nëna hiperprotektive dhe pasive, të paangazhuar në edukimin e fëmijës.
Roli i profesorit, pedagogut dhe i personelit shkollor në krijimin e fobisë është sekondar.
b) Frika nga provimi është shpesh shkak i cekur për mossukses.Psikiatër-psikoterapeutë përshkruajne dy lloje të frikës nga provimi:
● Frika është pasojë e mundësisë së mossuksesit në provim dhe paraqitet si sinjal, që e çon në konfuzion nxënësin dhe e sjell në situatë që të përgjigjet nën mundësitë e tij dhe të mos e dëshmoj diturinë reale.
● Frika perpara pyetësit. Simptom shumë i shpeshtë që paraqitet në situatë të tillë është edhe skuqja, prandaj mund të zhvillohet edhe frikë nga skuqja-eritrofobia.
c) Negativizmi- në shenjë hidhërimi, proteste ose agresioni, si fëmijë refuzon ushqimin. Ky lloj komunikimi mund të vazhdojë edhe në shkollë dhe studime me refuzimin e mësimit, detyrat e shtëpisë, shkuarjen në shkollë dhe me obligimet tjera shkollore.
d) Refuzimi i gratifikimit shkollor paraqitet te nxënësit si formë e vetëdenimit. Vetëdenimi është pasojë e reagimit depresiv në humbjen reale ose të imagjinuar ose në lëndimin e objektit real ose të fantazuar. Raporti ndaj objekteve është ambivalent, i përcjellur me emocione kontradiktore- dashuri dhe urrejtje (agresivitet).
Sindromet e përmendura klasike të cilët sjellin deri te mossuksesi shkollor, nëse vrojtohen psikodinamikisht, kanë rrënjet në disfunksionimin familjarë. Vështirësitë në mësim paraqiten edhe te familjet e alkoolikëve, të sëmurëve të rëndë somatik dhe shpirtëror.
Mossuksesi shkollor ndonjëherë është shkak për mbledhjen e familjes së shkapërderdhur. Nëse nuk ka sukses beteja për vendosjen e funksionimit të familjes në shkallë të parë, vështirësitë në mësim mund të bëhen pengesa në sjellje, delikuencë, suicid, simptome të rënda neurotike dhe psikotike.
Nga kjo del se metoda e zgjedhjes me trajtimin e mossuksesit shkollor dhe vështirësitë në mësim është psikoterapia familjare.
Kur bëhet fjalë për masat terapeutike-preventive, duhet theksuar nevojën për bashkëpunim dhe për punë ekipore të psikiatrit-psikoterapeutit , psikologut, pedagogut, mësimdhënësit, mjekut shkollor dhe prindit.
Roli i profesorit, pedagogut dhe i personelit shkollor në krijimin e fobisë është sekondar.
b) Frika nga provimi është shpesh shkak i cekur për mossukses.Psikiatër-psikoterapeutë përshkruajne dy lloje të frikës nga provimi:
● Frika është pasojë e mundësisë së mossuksesit në provim dhe paraqitet si sinjal, që e çon në konfuzion nxënësin dhe e sjell në situatë që të përgjigjet nën mundësitë e tij dhe të mos e dëshmoj diturinë reale.
● Frika perpara pyetësit. Simptom shumë i shpeshtë që paraqitet në situatë të tillë është edhe skuqja, prandaj mund të zhvillohet edhe frikë nga skuqja-eritrofobia.
c) Negativizmi- në shenjë hidhërimi, proteste ose agresioni, si fëmijë refuzon ushqimin. Ky lloj komunikimi mund të vazhdojë edhe në shkollë dhe studime me refuzimin e mësimit, detyrat e shtëpisë, shkuarjen në shkollë dhe me obligimet tjera shkollore.
d) Refuzimi i gratifikimit shkollor paraqitet te nxënësit si formë e vetëdenimit. Vetëdenimi është pasojë e reagimit depresiv në humbjen reale ose të imagjinuar ose në lëndimin e objektit real ose të fantazuar. Raporti ndaj objekteve është ambivalent, i përcjellur me emocione kontradiktore- dashuri dhe urrejtje (agresivitet).
Sindromet e përmendura klasike të cilët sjellin deri te mossuksesi shkollor, nëse vrojtohen psikodinamikisht, kanë rrënjet në disfunksionimin familjarë. Vështirësitë në mësim paraqiten edhe te familjet e alkoolikëve, të sëmurëve të rëndë somatik dhe shpirtëror.
Mossuksesi shkollor ndonjëherë është shkak për mbledhjen e familjes së shkapërderdhur. Nëse nuk ka sukses beteja për vendosjen e funksionimit të familjes në shkallë të parë, vështirësitë në mësim mund të bëhen pengesa në sjellje, delikuencë, suicid, simptome të rënda neurotike dhe psikotike.
Nga kjo del se metoda e zgjedhjes me trajtimin e mossuksesit shkollor dhe vështirësitë në mësim është psikoterapia familjare.
Kur bëhet fjalë për masat terapeutike-preventive, duhet theksuar nevojën për bashkëpunim dhe për punë ekipore të psikiatrit-psikoterapeutit
Libri Svijet dječje psihe- Dr.med.Staniša Nikolić.