Kaurreshës Alma Lama, i pengon Islami dhe muslimanët

0
586

largea_shefqet-krasniqi-bs1383984941

Kaurreshës i pengon çdo gjë Islame.  Edhe Forumi i të Rinjve Muslimanë ka kërkuar nga shteti i Kosovës që ta përzë Alma Lamën e cila është rrebeluar duke fyer popullin e Kosovës. Njëherësh edhe ne si Portal Informativ BESIMTARI.com i bëjmë thirrje shtetit që të marrë masa e të ndaloj refugjatën të mos fyej ndjenjat e besimtarëve muslimanë të Kosovës.

Deputetja nga radhët e LDK – së, Alma Lama publikisht ka reaguar ndaj takimit të hoxhës së Prishtinës, Shefqet Krasniqi me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari -Lila.

“Deri më sot kam mbrojtur pa asnjë kompromis dhe jo pa sakrifica personale e politike gratë, të drejtat tona, lirinë tonë, dinjitetin tonë nga të gjithë ata që duan të na i mohojnë të drejtat, nga ata që duan të na e kufizojnë lirinë, nga ata që duan të na poshtërojnë, të na trajtojnë pa dinjitet, si qenie inferiore dhe të nënshtruara. Sot njëra prej nesh, te cilën e kam mbështetur edhe publikisht, u takua me atë që promovon poshtërimin dhe nënshtrimin e grave, vendosjen e sheriatit, që është kundër shtetit laik e kundër identitetit kombëtar. Nga sot, një më pak në radhët tona, që duam dhe luftojmë për një Kosovë Evropiane. Kështu nuk i kthehet dinjiteti Gjakovës. Turp të qoftë moj zonjë!, ka shkruar Alma Lama në rrjetin e saj social.