Mësimdhënësja nga Mitrovica refuzon ta ligjërojë teorinë e Darwinit, i falënderohet Zotit

0
249
DARVINI
DARVINI dhe njerëzit që mendojn si ai

Një mësimdhënëse kosovare nga Mitrovica refuzon të shpjegojë para nxënësve të saj teorinë e prejardhjes së njeriut prej majmunit, apo siç njihet , “Teoria e Darwinit”.

Ajo ka shkruar haptas për këtë në profilin e saj në facebook. “Bash tash e pashe se ne oren e ardhshme ne lenden Njeriu dhe natyra paskam per t’u shpjeguar nxenesve prejardhjen e njeriut. Kam rene ne hall. Ta kaloj me mire kete teme? Me vjen t’i shqyej ata majmuna, te pakten mos t’i shohin nxenesit”, citohet mësuesja Lela Tahiri nga Majlinda Bregasi, një ligjëruese në Universitetin Publik të Prishtinës.

Ky postim i profesoreshës Bregasi edhe reagimin e mësimdhënëses Tahiri.

“Nese ju te gjithe e pranoni se keni prejardhje nga majmuni,mos u cuditni kur femijet tuaj bejne vepra majmunjane.Nuk eshte faji i mesueses.Edukata e pare merret ne familje,pastaj ne shkolle”, komenton mësimdhënjsa Tahiri.

“Une mburrem me nxenesit qe kam. Kam lindur dhe do te vdes njeri. Ju pershendes te gjitheve duke ju uruar gjume te embel!i”, komenton tutje mësimdhënësja.

Ajo I falet Zotit që e fali njeri.

“I falenderohem Zotit,qe me fali ne nje familje njerezish e jo ne mesin e majmuneve,dhe u edukova si njeri e jo si kafshe!”, shkruan Tahiri.

Duke iu përgjigjur komentuesve që e kritikojnë për qasjen e saj ndaj “Teroisë së Darwinit”, mësimdhënsj Lela Tahiri thotë se “siku ta njihnit Lelen nga afer, do mendonit krejt ndryshe qe te gjithe…”, komenton ajo.

“Teoria e Darëinit” është teoria zyrtare që mësohet në shkollat e shumicës së vendeve evropiane, si teori e pranuar shkencërisht, megjithëse e njëjta në debatet shkencore herë-herë është kontestohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here