7 Sekrete për lëkurë të shëndetshme

0
201

 

Lëkura jonë shërben për shumë qëllime. Lëkura e fytyrës është veçanërisht e ekspozuar dhe qëndron në krye, prandaj ajo është aq e prirur për t’u dëmtuar.

Disa nga faktorët kryesorë që dëmtojnë dhe shkaktojë probleme në fytyrë janë:

– Stresi

– Mungesa e gjumit

– Të ushqyerit e dobët

– Ndotja e mjedisit

– Dëmtimi nga rrezet ultravjollcë

– Disa lloje të ilaçeve kimike

– Pirja e lëndëve narkotike

– Pirja e duhanit

– Pijet alkoolike

Këtu janë shtatë sekrete të mahnitshme për lëkurë të shëndetshme:

Uji i orizit për tonifikimin e lëkurës
Për lëkurë të pastër dhe të shëndetshme është një recetë shumë e thjeshtë për lëkurën.

Ajo që duhet të bëni është të vendosni oriz në ujë dhe ta lini për 1 orë, më pas shtypeni, kullojeni ujin dhe apikojeni në fytyrë, për 10-15 min, më pas mund ta lani me ujë të vakët.

Përdorni vaj camellia për të promovuar lëkurë dhe flokë të shëndetshëm
Një tjetër mënyrë mahnitëse për shëndetin e lëkurës  është vaji camellia; shpesh përdoret në Kinë si një trajtim për flokët. Ai është i shkëlqyer për kondicionim dhe gjithashtu nxit rritjen e flokëve.

Vaj Camellia është një element kryesor i trajtimit të lëkurës, dhe përdoret gjithashtu për trajtimin e plagëve dhe shenjat e rrudhosjes.

Pluhuri i fasuleve të gjelbra për të trajtuar aknet
Fasulet e bluara janë përdorur për shekuj në Kinë për të bërë maska ​​për fytyrën.

Bluani fasulet deri sa të bëhen si pluhur, shtoni ujë për të bërë një pastë, dhe pastaj aplikojeni atë në fytyrë dhe lëreni për gjysmë ore.
Kjo masë është efektive për trajtimin e akneve, skuqjen e lëkurës dhe probleme të tjera të lëkurës.

Ju mund të blini fasule pluhur dhe  mund ta përzieni atë me kos për të bërë një maskë ushqyese për fytyrën.

Lufta kundër plakjes me çaj jeshil
Çaj jeshil është një tjetër sekret për lëkurën. Ai përmirëson ngjyrën e lëkurës dhe e bën atë të shëndetshme. Ndihmon në nxjerrjen e  toksinave nga lëkura, ndihmon në kurimin e plagëvedhe zvogëlon infeksionet e lëkurës dhe si rezultat  përmirëson elasticitetin e lëkurës.

Shafrani i Indisë për të njësuar ngjyrën e lëkurës
Shafrani i Indisë përdoret  më së shumti në Indi, Kinë dhe Lindjen e Mesme.  Në Kinën e lashtë, shafrani i Indisë është përdorur në maska ​​fytyre për të luftuar rrudhat dhe për të njësuar ngjyrën e lëkurës.

Goji Berry
Manat Goji janë një depo e antioksidantëve, aminoacideve, mineraleve dhe vitaminave që promovojnë lëkurë të pastër dhe të shëndetshme. Ato janë gjithashtu të ngarkuar me beta-carotene, e cila është shumë e mirë për lëkurën. Ju mund të bëni çaj goji berry dhe ta pini para ngrënies, një herë në ditë, për 15 ditë rresht.

Ka mijëra produkte që reklamohen për pastrimin e lëkurës dhe për t’i dhënë asaj ngjyra të ndezura. Por mënyrat natyrale janë gjithmonë zgjidhja më e shëndetëshme dhe më e sigurtë për shëndetin e lëkurës dhe për shëndetin e përgjithshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here