40 çështje të rëndësishme në formë të shkurtuar, të cilat nuk duhet një musliman t’i injoron, rreth dispozitave mbi namazin e udhëtarit.
Në emër të Allahut, Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, dhe gjithë shokët e tij.
Këto janë një grumbull të dispozitave të rëndësishme, për të cilat udhëtari është i nevojshëm për to, i kam përzgjedhur çështjet më të nevojshme, duke u mbështetur në konkludimet e tre imamëve; ibn Tejmijes, ibn Bazit dhe ibn Uthejminit, Allahu i mëshiroftë, duke mos pretenduar pajtueshmërinë e të treve në një çështje, jam munduar që t’i përmbledh shkurtimisht të renditura, në mënyrë që të jenë më lehtë për t’u kuptuar dhe për t’u mësuar, duke cekur burimin e çështjeve.
E lus Allahun të na jep sukses.
I lejohet udhëtarit t’i merr lehtësimet e rrugës, në momentin kur del prej godinave të qytetit. Shënon Buhariu në (Sahihun e tij) se Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur kishte dalur nga qyteti i Kufes, shkurtoi namazin në momentim kur ende po shiheshin shtëpitë e qytetit, e kur u kthye, i thanë atij: Arritëm në qytetin e Kufes! Ai tha: Derisa të hyjmë në qytet. Dhe i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, e fali namazin e drekës katër reqate në Medine, ndërsa namazin e iqindisë dy reqate në (mikatin) Dhul Hulejfeh.[1]
Rreth distancës e cila mirret parasysh për t’u llogaritur njeriu udhëtar, dijetarët janë ndarë në mendime të ndryshme, prej tyre është mendimi i Imam Ebu Hanifes i cili e përcakton me 85 km.
Nëse hynë koha e namazit duke qenë ende në shtëpi e më pas udhëton dhe gjatë udhëtimit, duhet ta falë namazin e plotë, apo e shkurton në dy reqate? Mendimi më i saktë është se i fal dy rekate.[2]
Nëse personi që është udhëtar falet pas një vendasi, e plotëson namazin katër reqate në çdo rast, qoftë edhe nëse e arrin namazin me xhemat në teshehudin e fundit. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve, bazuar në sunet, dhe është mendimi i dy imamëve; ibn Bazi dhe ibn Uthejmini.[3]
Nëse personi që është udhëtar ua fal namazin disa personave që janë vendas, preferohet që ai pasi ta ketë falur namazin e shkurtuar, u thotë atyre: Ngrihuni dhe plotësonie namazin). Imam Maliku, përcjell nga Nafiu, nga Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ai kur vinte në Meke dhe falte namazin u thoshte: “Plotësonie namazin, sepse ne jemi udhëtarë.
Është transmetuar nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, që e transmeton Imran ibn Husajn, mirëpo është hadith i dobët, e shënon Ebu Davudi dhe të tjerë. Nëse ua bën me dije para namazit, nuk ka gjë të keqe, në mënyrë që të mos u ngatërrohet namazi.[4]
Udhëtari i falë të gjitha sunetet, përpos sunetet e namazeve të; drekës, akshamit, dhe jacisë. E sunetet tjera i falë, si sunetet që falen si shkak; kështu namazi i duhasë, vitri, sunetet e abdesit, etj.[5]
Prej sunetit është që të lexohet më pak në namaze. Është vërtetuar nga Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ai ka lexuar në namazin e sabahut (Li ilafi kurejsh) dhe kalexuar (Kul huve Allahu ehad). Ndëra Enës ibn Maliku ka lexuar (Sebihime rabikel eala). I ka shënuar ibn Ebi Shejbeh, dhe janë transmetime të sakta.
Nëse bashkon dy namaze, ai e thërret një ezan dhe thërret dy ikamete, për secili namaz nga një.[6] I lejohet t’i bashkon namazet në fillim të kohës, në mes, apo në fund të kohëve të dy namazeve.[7]
Bashkimi i namazeve gjatë udhëtimit është në rast nevoje për t’i bashkuar, këtë e thotë shejhul islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë,[8] dhe i lejohet edhe në rast kur nuk është në gjendje nevoje për t’i bashkuar.[9]
Udhëtarit i takon që t’i fal namazet vullnetare në veturë apo aeroplan, siç është konfirmuar nga i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, nga shumë aspekte falja e namazit vullnetarë i hipur në kafshë, siç është në hadithin që e përcjell Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe nuk kushtëzohet kthimi kah kibleja, mirëpo preferohet për të që të kthehet në drejtim të kibles në fillim të namazit, e më pas e plotëson namazin e tij në drejtimi që ai udhëton.[10]
Secilit që i lejohet shkurtimi i namazit i lejohet edhe bshkimi mes tyre, njejtë edhe ndërprerja e agjërimit, dhe jo e kundërta.[11]
Udhëtimi ditën e Xhuma është i lejuar, mirëpo nëse muezini e thërret ezanin e dytë për namaz të xhumasë, e ai ende është në vendin e tij, detyrohet që të qëndrojë derisa ta falë namazin e xhumasë, vetëm në rast nëse ka frikë se mund t’i ikë koha e fluturimit, apo shoqërimi me të cilët do udhëtojë, i lejohet të udhëton, njejtë i lejohet të udhëton edhe pas ezanit të dytë nëse ai do e falë namazin gjatë rrugës, si përshembull nëse kalon pranë një vendi të afërt dhe e fal së bashku me ta namazin e xhumasë.[12]
Lutjet që thuhet pas namazeve bien në namazin e parë të cilin e bashkon, duke u mjaftuar vetëm me një herë përmendjen e lutjeve. Por, nëse përshembull në namazin e akshamit dhe të jacisë preferohet që në namazin e akshamit të thuhet dhjetë herë lutja (La ilahe il Allahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shejin kadir – Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut, i cili është Një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi, dhe Atij i takon lavdërimi, dhe Ai është i plotëfuqishëm mbi çdo gjë) dhe në namazin e jacisë tre herë, atëherë e thotë atë që është më shumë, e në këtë rast lutje që është më pak nënkategorizohet prej lutjes që është më shumë, po edhe nëse e thotë në dy namazet nuk ka gjë të keqe, po edhe e para i mjafton.[13]
Nëse e fal namazin e drekës në vend, e më pas udhëton; a i lejohet ta fal namazin e iqindisë në udhëtim para se të hyjë koha e namazit? Dy dijetarët –ibn Bazi dhe ibn Uthejmini, Allahu i mëshiroftë, kanë mendimin se nuk lejohet, dhe atë se humb një prej kushteve të bashkimit mes dy namazeve, dhe se nuk ka nevojë që ta falë para koë, sepse ai patjetër se do e fal, e nuk e fal pa hyrë koha e tij.
Nëse i vonon dy namazet duke qenë udhëtarë, e më pas arrin në vendin e tij para se të del koha e namazit të parë, nuk i lejohet atij që t’i bashkon, por i plotëson të dyja në kohën e vet. Por, nëse i ikë koha e namazit të parë duke qenë ai në udhëtim, e më pas ai arrin në vendin e tij në kohën e namazit të dytë, atëherë e fal namazin e parë të plotë, ky është qëndrimi i dijetarit ibn Uthejminit, dhe namazin e dytë natyrisht që e fal të plotë, në dy rastet.[14]
Nëse udhëtari e di apo supozon se do të arrijë në vendin e tij para namazit të iqindisë, ose para namazit të jacisë, atëherë më mirë për të është që të mos i bashkon dy namazet, ngase nuk ekziston arsye për t’i bashkuar, por nëqoftë se i bashkon s’ka gjë të keqe.[15]
Nuk kushtëzohet nijeti i shkurtimit të namazeve, sipas mendimit më të saktë.[16]
Shumica e dijetarëve kanë ndaluar bashkimin e namazit të iqindisë dhe të xhumasë, dhe ky ëshë mendimi më i njohur i medh’hebit Hanbelij, Shafij, dhe ky është mendimi i zgjedhur i dy dijetarëve –ibn Bazit dhe ibn Uthejminit- përpos nëse personi e fal namazin e drekës në vend të namazit të xhumasë, në këtë rast i lejohet.[17]
Shkurtimi i namazit për udhëtarin është sunet i fortë, e disa e vlerësojnë se është obligim, e nuk është përcjellur asgjë nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, të ketë plotësuar namazin.[18]
Lehtësimi i shkurtimi dhe bashkimit të namazeve është i lejuar në çfarëdo lloji udhëtimi të jetë, sipas mendimit më të saktë, këtë mendim e përzgjodhi shejhul islami.[19]
Gruaja nuk udhëton e vetmuar, përveç nëse me të është nj nga mahremët e saj (që është çdo mashkull, i moshëritur, e i shëndoshë, me të cilët ajo e ka të ndaluar martesën me ta përgjithmonë, qoftë nga anëtarët e familjes apo për ndonjë shkak të lejuar fetarisht).
Nëse udhëtari bashkon namazne akshamit dhe të jacisë në kohën e akshamit, e fal edhe namazin e vitrit –sipas mendimit më të saktë-, e nuk ka nevojë të pret deri të hyjë koha e namazit të jacisë.[20]
Nëse udhëtari falet pas një imami dhe dyshon në nijetin e imamit se a e fal namazin ai si udhëtarë apo si vendas, në origjinë është se xhemati e plotëson namazin. Por, nëse udhëtari në këtë rast thotë në vete; nëse imami e plotëson namazin e plotësoj edhe unë, e nëse ai e shkurton e shkurtoj edhe unë, i lejohet. Kjo në aspektin e përcaktimit të njërës prej dy mundësive e jo në bazë dyshimi.[21]
Namazi i xhumasë nuk është detyrim për udhëtarin i cili qëndron në një vend, përderia quhet udhëtarë. Ibn Mundhiri deklaron konsensus në lidhje me ëtë, në librin e tij (El Evsat) dhe ka thënë: Nuk e ka kundërshtuar këtë asush përveç Zuhriut. Por, nëse udhëtari ka dëshirë të prezentojë në namazin e xhumasë i pranohet në vend të namazit të drekës.[22]
Udhëtari nëse e arrin vetëm një rekat të namazit të xhumasë apo më shumë, e plotëson namazin si namaz të xhumasë, por nëse arrin më pak se një rekat, atëherë i fal dy rekate me nijet të namazit të drekës.[23]
Nëse njeriu udhëton gjatë muajit Ramazan, mundet që të ndërpren agjërimin, por, mund që edhe të agjërojë, ndërsa më e mira është të vepron atë që është m e lehtë për të, që nëse agjërimi është i lehtë, agjëron, e nëse ndërprerja e agjërimit është më e lehtë për të, e ndërpren agjërimin. E në rast se të dyjat janë njësoj për të, atëherë agjërimi është më mirë, ky është veprimi i të dërguarit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, është më shpejt në lirimin nga detyrimi dhe më e lehtë për njeriun, disa deklarojnë se ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.[24]
Lejohet që ai i cili e fal namazin e drekës të del imam atyre që e falin namazin e iqindisë, si dhe ai i cili e fal iqindinë të del imam atyre që e falin namazin e drekës.[25]
Nëse udhëtari e fal namazin e akshamit pas një imami vendas i cili e fal namaziin e jacisë, dhe e fillon namaizin së bashku me imamin, ai mund të zgjedh; ose të bën nijet të përfundon namazin pasi të ketë përfunduar rekatin e tretë, e më pas të jep selam, ose të ulet pas rekatit të tretë e të pret imamin ulur deri sa të jep selam së bashku me të.
Nëse e arrin imamin në rekatin e dytë, nuk ka asnjë proble, jep selam së bashku e imamin.
Nëse e arrin imamin në rekatin e tretë, pasi të jep imami selam e fal edhe një rekat.
Nëse e arrin imamin në rekatin e katërt, i fal edhe dy rekate pasi që imami të jep selam.[26]
Ajo që mirret parasysh për lejueshmërinë apo mosejueshmërinë e shkurtimit dhe bashkimit të namazeve është koha e kryerjes së një namazi e jo hyrja e kohës së namazit, pra, nëse njeriu është ende në vendin e tij në kohë që koha e namazit ka hyrë, e më pas udhëton, atij i takon ta shkurtojë namazin (pasi që koha e atij namazi ende vijon), dhe ai i cili e arrin një kohë ta namazit në udhëtim dhe më pas arrin në vendin e tij, ai e plotëson atë namaz.[27]
Njeriu mund ta shkurton namazin edhe nëse nuk e ka bërë nijet para namazit.[28]
Nuk kushtëzohet falja e dy namazeve një pas një në një kohë.[29]
Shejhul islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Mendimi më i saktë është se nuk kushtëzohet falja e njëpasnjëshm në një kohë, qoftë në kohën e parë, apo në kohë e dytë, ngase një gjë e tillë nuk është e përcaktuar në fe, sepse veprimi saj e largon qëllimin e lehtësimit (për udhëtarin).
Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Më së miri është që të mos i bashkon namazet nëse nuk i fal njëpas një, mirëpo mendimi i shejhul islamit është i fuqishëm.”[30]
Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka gjë të keqe nëse pauzon një kohë të shkurtër, siç është e njohur sipas zakonit … por më e mira është që namazet të falen përnjëherë, duke vepruar sipas sunetit të profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të.”[31]
Nuk kushtëzohet nijeti i bashkimit të dy namazeve para se të fillojë namazin e parë, por, i lejohet të bashkon namazin edh enëse ka përfunduar namazin e parë.[32]
A është më mirë që të bashkohen dy namazet duke i falë në kohën e parë të namazit të parë apo të vonohen deri në kohën namazit të dytë? Më së miri është të vepron atë që është më e lehtë për të, e nëse arrin në vendin të cilin ka synuar, atëherë të mos bashkohen namazet është më së miri.[33]
Namazi i xhumasë nuk është i obliuar për udhëtarin, por nëse udhëtari jen disa vendas të cilët e falin, atëherë për të dhe për ata të cilët qëndrojnë në një vend për një kohë të shkurtër është e lejuar të falen me ta, që të arrijnë vlerën e xhumasë.[34]
Nëse udhëtari del imam një xhemati që janë vendas, prej sunetit është që ai të falë namazin e udhëtarit, e t’i informon ata, e pasi që ai të jep selam ata ngrihen dhe e plotësojnë namazin. Por, nëse udhëtari e plotëson namazin, namazi është i saktë, por lënia e plotësimit është më së miri.[35]
Obligueshmëria e dhënies së mundit për të gjetur kiblen, qoftë duke pyetur apo në forma tjera, e nëse falet në drejtim të gabuar pa dhënë mund e pa kërkuar drejtimin e kibles, e përsërit namazin. E nëse vëren se ka gabuar pasi të ketë dhënë mundin për ta gjetur, nuk e përsërit namazin, qoftë kjo në udhëtim, apo në shtëpi.[36]
Prej lehtësimeve të udhëtarit është edhe përdorimi i mesteve tre ditë e tre netë, duke filluar që nga përdorimi i parë i tyre.
Preferohet që udhëtari pasi të jetë kthyer nga udhëtimi të i fal dy rekate namaz vullnetar në xhami, kështu vepronte i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të.[37]
Nëse e bën nijet të qëndron në një vend më tepër se katër ditë, ai fillon dhe i plotëson namazet, sepse i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kështu veproi kur bëri haxhin lamtumirës, shejhul islam ibn Tejmije, ka thënë: “Nëse e bën nijet të qëndrojë katër ditë e më pak e shkurton namazin siç ka vepruar i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kur hyri në Mekengase ai qëndroi në Meke për katër ditë dhe shkurtonte namazin. E nëse qëndron më tepër, ka mospajtim mes dijetarëve, mirëpo më e sigurtë është të plotëson namazin, por, nëse ai thotë se nesër do të udhëtoj, do udhëtojë pasnesër (dyshon kur udhëton), e nuk e bën nijet të qëndrojë ai e shkurton namazin, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, qëndroi në Meke më tepër se dhjetë ditë, dhe shkkurtonte namazin. Dhe qëndroi në Tebuk njëzet netë dhe shkurtonte namazin.”
Shkurtimi i namazit gjatë qëndrimit në Mina, duke falur çdo namaz në kohën e vet, qoftë edhe për banorët e Mekes, si dhe shkurtimi dhe bashkimi i namazit të drekës dhe të iqindisë në Arafat, dhe mes namazit të akshamit dhe të jacisë në Muzdelife.
Përktheu dhe përgatiti: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com
Referencat:
[1] Ibn Uthejmini në (Sherh Mumtij, 4/363)
[2] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 35). Ibn Uthejmini në (Sherh Mumtij, 4/370) ibn Mundhiri supozon të ketë konsensus (El-Evsat, 4/354)
[3] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 40) dhe ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/368).
[4] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 40) dhe (Mexhmu’ul fetava, 12/263)
[5] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 58) dhe ibn Uthejmin në (Mexhmu’ul fetava, 14/295).
[6] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 2/46).
[7] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/396).
[8] (Mexhmu’ul fetava, 24/19)
[9] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/390).
[10] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 2/268).
[11] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 35)
[12] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 5/23).
[13] ibn Uthejmin në (likau el bab el meftuh, 1/258).
[14] (El Mexhmu’, të imam Neveviut 4/245) dhe ibn Uthejmini në (Sherh el Mumti; 4/406)
[15] ibn Uthejmin në (Mexhmu’ul fetava, 15/422).
[16] (Fetava shejhul islam, 24/104) dhe ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/390).
[17] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 57) dhe në (Mexhmu’ul fetava, 12/300) dhe ibn Uthejmin në (Mexhmu’ul fetava, 15/371).
[18] (Mexhmu’ul fetava, 24/19).
[19] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/349).
[20] (Fetava lexhnetu Daimeh, me numër 7757).
[21] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/369).
[22] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 46,57)
[23] (Fetava lexhnetu Daimeh, me numër 1272). Këtë mendim e përzgjedh ibn Uthejmin në shënimet e tija mbi librin (el Kefi) të ibn Kudames (2/136).
[24] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/328).
[25] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/260).
[26] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/261).
[27] Ibn Bazi në (Mexhmu’ul fetava, 12/290) dhe ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/328).
[28] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/371).
[29] (Mexhmu’ul fetava, 24/54)
[30] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/400).
[31] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 38)
[32] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 30) dhe ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/397).
[33] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 38) dhe në (Mexhmu’ul fetava, 12/266) dhe ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/397).
[34] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 47)
[35] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 41) dhe në (Mexhmu’ul fetava, 12/260)
[36] (Mexhmu’ul fetava, 21/224) Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 30)
[37] E shënon Muslimi (1928).