15. Steroidet anabolike dhe Hixhama

0
214

Steroidet anabolike dhe Hixhama

Shume prej nesh punojnë dhe ushtrojnë shumë rëndë për të arritur një fizikus elegant dhe të shëndetshëm. Sidoqoftë, ka njerëz të cilët nuk kanë durimin për të kaluar në këtë rrugë graduale dhe kështu gjejnë rrugë tjetër për të arrite të ashtuquajturën ‘trup perfekt’. Po unë po flas për steroidet anabolike/androgjenike, një ilaq mrekullibërës për sytë e atyre që nuk ushtrojnë dhe duan të arrijnë shpejtë dhe lehtë një trup të zhvilluar. Qëllimi kryesor I kkëtij shkrimi është për të dhënë sqarime se si hixhameja ndihmon ata që janë duke përdorë steroidet, dhe në rishikimin e largimit nga përdorimi I tyre. Nuk do zhytemi në sqarime të detajuara të nivelit molecular, pasi ka sasi të pafund të informative tani më në internet rreth steroideve anabolike. Aresyeja tjetër e shkrimit të këtij artikulli është fakti që e dijmë se janë të shumtë ata të rinjë që duan të fillojnë me steroid anabolikë, të cilët nuk bëjnë hulumtimet e duhura dhe kështu përfundojnë duke e dëmtuar organizmin e tyre. E kuptojmë joshjen e dynjasë dhe sa fuqishëm mundë të hyjë Brenda njeriut, deri sa shumë prej nesh edhe vet kanë qenë afër të fillojnë marrjen e steroidëve në të kaluarën.hidzama_1

Kemi lloje të ndryshme të steroideve anabolike të ndara në dy kategori. Disa nga këto ilaqe janë në forma orale dhe injeksione. Është një debat I madh nëse steroidet anabolike janë të sigurta për përdorim apo jo, ka njerëz të cilët kanë marrë steroid anabolike dhe kanë arrutur të formojnë një fizikus të mirë pa asnjë efekt anësor. Pastaj vie pyetja ‘a  mundë ta shkaktojë vdekjen steroidi anabolic’? Nëse po, ku janë dëshmitë? Debati vazhdon edhe përdorimi I steroideve vazhdon.Steroidet anabolike është treguar se japin efekte anësore shumë të këqija por bodybilderët I nënshtrohen një procedure të ashtuquajtur ‘terapia pas ciklit’ (PCT) që janë ilaqe të veqanta të cilat kanë si qëllim të minimizojnë këto efekte anësore të padëshirueshme. Cdo njeri ka një trup të ndryshëm edhe përgjigjeja ndaj këtyre ilaqeve do jetë e ndryshme.

Shkencëtarët më të njohur bimoedicinal kanë përmendur se këto ilaqe ndikojnë në sistemin endokrin të organizmit, të cilat në zakonishtë I quajmë fabrika të hormoneve, dhe përderisa këto ilaqe prekin funksionin e këtij sistemi nuk janë të sigurta, fundi I tregimit. Është njelloj sikur të luash rulo Ruse, nëse jëni gjenetikishtë të fuqishëm dhe trupi juaj mundë të regjenerohet nga dëmet e përdorimit të sterideve në këtë rast ju do jeni me fat porn ë të kundërtën atëherë steroidet do të konsumojnë më të mirën tuaj dhe ju do habiteni dhe pendoheni pse I hytë kësaj rruge.

Te mashkulli testosteroni është hormoni primar seksual. Ky është hormone I cili është pergjegjës për burrerinë tuaj organike psh. qimet e trupi, rritja e mjekrrës, zëri I trashë, sjellja seksuale, libido (epshi seksual), zhvillimin e penisit, prodhimin e spermës etj. Këto janë përgjegjësi të shumta të mëdha, pra a ia vlen të luajmë me këtë system? Trupi është I juaji, ju vendosni për të. Allahu e ka krijuar trupin e njeriut të balancuar, qëllimi I trupit është të mbijetoj prandaj edhe ai e deponon yndyrën në formë dhjami të cilën pastaj do e përdortëe për raste emergjente. Trupi ynë nuk është krijuar të duket aq muskuloz me pak yndyrë sepse pot ë ishte kështu cdo njeri do lindte I tillë. Tani mos na kuptoni gabimishtë, kjo nuk nënkupton që ju të shkoni dhe të ushqeheni në atë mënyrë që të bëheni obez (mbipeshë), kështu pastaj ta fajsoni trupin tuaj ‘O Zot trupi im ka dëshirë të deponoj yndyrën skam cfarë të bëj unë?. Lë ta shikojmë të dashurin Profetin alejhi selam I cili na ka këshilluar ta ndajmë mënyrën e të ushqyerit  një të tretën për ushqim, një të tretën për ujë dhe një të tretën për ajër. Kalori të cilat mjaftojnë që trupi të mbijetoj, Profeti alejhi selam nuk ishte mbipeshë, gratë e tij na e kanë përshkruar stomakun e tij si një letër e palosur që dmth muskuj të barkut të dukshëm. Pra ne muslimanët duhet të ndjekim mënyrën se si ka jetuar Profeti alejhi selam para se të kërkojmë alternative të tjera.

Kthehemi ne fillet e ndërtimit të muskujve, PO nën ndikimin e testosteronit. Si e nxitë testosterone rritjen e muskujve? Do mundohemi shkurtimishtë ta sqarojmë këtë duke bërë lidhjen metaforike për kutim më të lëhtë.  Trupi I njeriut në mënyrë natyrale prodhon afërsishtë rreth 50-70mg testosterone cdo javë që është e mjaftueshmë për të mbajtur burrërinë tuaj organike. Bodybillderët injektojnë në vetvete 300-1000mg në javë! Tani mundë ta imagjinoni pse ata fryhen aq shumë. Steroidet anabolike orale (pilula, formë tablet etj) hyjnë përmes gojës tënde, pastaj kalojnë në stomak, në sorrët e holla, të cilat e thithin atë dhe pastaj atë e dërgon në mëlqi, mëlqia është e gatshme për të kontrolluar dhe shkatërruar! Pra pjesa më e madhe e steroideve anabolic shkatërrohet gjatë kalimit nëpër mëlqi, ky proqes quhet metabolizmi primar (kalimi I parë). Shumica e steroideve ndryshohen në nivel molecular me metoda shkencore, në këtë mënyrë ata ia shtojnë një atom karbon më shumë në molekulën steroide në pozitën e 17-të, dhe kështu steroidi anabolic bëhet 17-alkilizuar që është snë formë zingjiri, vetëm imagjinojeni që kësaj molecule I është shtuar një pengesë e hekurt kështu që mëlqia e ka të vështirë ta shkatërroje steroidin anabolic. Kjo e rritë shumë stresin ndaj mëlqisë me cka prodhohen materie të tjera më të fuqishme kimike për ta shkatërruar steroidin, me cka në këtë shkallë metabolike shumë toksina janë prodhuar dhe mëlqia me kohë dobësohet. Për ti ikur dëmtimit të mëlqisë njerëzit kalojnë në përdorimin e formës me injeksione për ti ikur kalimit të parë pra përmes mëlqisë. Kjo eventualishtë kalon nëpër veshka dhe përmes urinës largohet nga sistemi. Por ka efekte të tjera perveq mëlqisë e cila është një prej tyre.

Po cfarë na bëri shumë prej nesh të mos marrim steroid, kjo pasi sapo na erdhi pakoja dhe lëshuam mbi të shikimin u frikësuam, po pra ndjenja e frikës dhe dyshimit na përshkoi. Pastaj bëm më shumë hulumtime dhe kuptuam se shumica e meshkujve që e perdornin përballeshin me disfunksion erektil, nga më seriozet e deri te efektet anësore të lehta. Kjo ndodhë pasi kur trupi pranon sasi të tepërt të testosteronit, ai I dërgon sinjal testikujve për të ndaluar prodhimin e testosteronit natyral pasi ka pranuar mjaftueshëm nga jashtë. Dhe cfarë ndodhë tani, kur personi mbaron ciklin e përdorimit të steroidit anabolic testosterone natyral është në nivel shumë të ulët apo ka ndaluar plotësishtë, dhe nëse ka ndaluar përfundimishtë ju jeni në një gjendje telasheje shumë të madhe ta dini. Kur niveli I testosteronit është në nivel të ulëtkjo do të thotë që epshi seksual është I ulët apo zero dhe niveli I estrogjeneve është I lartë, dhe kjo është arësyeja pse shumë mashkuj pësojnë rritje të gjinjëve si te femrat. Për të parandaluar këto efekte anësore ndiqet ‘terapia pas ciklit’ për të kthyer sistemin e testosteronit në gjendje normale, por këto janë fjithashtu ilaqe vetëm të një lloji tjetër. Pra duhet të merrni të gjitha këto në konsideratë nëse keni planifikuar të përdorni steroide anabolike dhe nuk ia vlen aspak.

Si mundë të ndihmoj hixhameja tek ai që merr steroide?  Siq potencuam edhe më herët kur ju merrni steroide anabolike shkalla e metabolizmit rritet, gjatë këtij metabolizmi të rritur shumë toksina prodhohen, me cka trupi duhet të punoj shumë rëndë për ti eliminuar. Steroidet anabolike gjithashtu rrisin numrin e qelizave të kuqe (RBC), njëra prej shkaqeve më të mëdha pse shumë njerëz përballen më sulme në zemër pasi kjo e rritë viskozitetin e gjakut duke shpier në mbyllje të enëve të gjakut. Prandaj hixhameja mundë të aplikohet si një mjet shtesë në ndihmë drejtë balancimit të trupit sërish. Mos harroni, ushqehuni shëndetshëm dhe ushtroni në mënyrë natyrale, trupi vetvetiu do e rrisë nivelin e testosteronit ngadalë dhe sigurtë.

Shpresojmë ky informacion të jetë ndihmë, kërkojmë nga Allahu të na ndihmoj dhe shëroj. amin

Përzgjodhen dhe përshtatën:

Dr.med. Flakron Sabedini dhe

Mr.sc. Vildane Limani Sabedini

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here