Prolapsi I diskut vertebral dhe Hixhama
Dhembja nga prolapsi I dikut vertebral ka të bëj me shtyllën kurrizore/shpinën dhe kontribuon në një jetë mizerje për atë që vuan nga ky problem. Shumë njerëz ndjejnë dhembje të madhe deri sa disa të tjerë madje mbeten të paaftë. Disqet normale të shtyllës kurrizore janë të ngjashme me jastukët që kanë një formë përkatëse dhe që ndodhen ndërmjet vertebrave (unazave). Disqet janë të ndërtuara nga shtresa e jashtme e fuqishme e quajtur annulus, dhe nga pjesa qëndrore e ndërtuar nga një xhelatinë komplekse e butë e quajtur nucleus. Kur shtresa e jashtme qahet për ndonjë arësye, xhelatina në mes fillon të zhvendoset si pasojë e dobësimit të mbështjellësit të jashtëm, duke formuar kështu prolabim (dalje në forme gunge, fryrje). Kjo mundë ti ndodhë një personi për shumë shkaqe si aksidente rrugore, trajnime me peshë të rënda, rrezimet etj. Gjithashtu mundë të jetë si pasojë e dobësisë të trashëguar gjenetikishtë apo si pasojë e grumbullimit të toksinave në trup. Toksinat kanë aftësinë e dobësimit të indeve, sa më e madhe prania e toksinave aq më i theksuar bëhet dobësimi. Nëse mbështjellësi I jashtëm është I dëmtuar toksinat kanë mundësi edhe më të madhe për ta dëmtuar këtë vend edhe më shumë.
Këto toksina normalishtë grumbullohen në sistemin tënd si pasojë e diëtës jo të shëndetshmë psh. konsumi I alkoolit, duhanit, ushqimi me yndyre, ambient I ndotur, konsumi I pakët I ujit dhe mungesa e ushtrimeve të rregullta. Të gjithë këta faktorë kanë ndikim në shtyllën kurrizore. Falë mëshirës së Allahut disqet ndër-vertëbrale janë të krijuar në atë mënyrë që nuk japin dhembje. Kjo mundë të duket shokuese duke e ditur se shumë njerëz ankohen nga dhembjet kurrizore, por nëse e përngjason peshën e automjetit dhe për amortizuesit e dridhjeve në regjionin e rrotave, edhe disqet veprojnë në të njëjtën mënyrë. Tani mundë ta imagjinoni sa shumë presion shtylla kurrizore duhet të përballojë gjatë jetës tonë. Nëse disqet kurrizore do ishin dizajnuar për të dhënë dhembje, cdo herë që ato do amortizonin një dridhje, tërë bota do jetonte në agonic do ditë dhe kjo do ishte vërtetë e rëndë. A ju duket shumë e kuptimtë?
Atëherë pse ky problem I kurrizit është kaq me dhembje? Pas disqevë kurrizore ne kemi nervat kurrizorë, dhe të gjithë e dijnë se nervat janë dizajnuar të ndjejnë. Kur një person pëson dëmtim, në këtë rastë prolapsi I disqeve, kjo fryerje shkakton presion mbi nervat dhe kështu shkaktohet dhembja. Kjo dhembje mundë të rezultojë me paaftësi duke qenë se këta nerva janë vital për palcën kurrizore, të cilët dërgojnë sinjale për shumë detyra dhe punë, nëse këto informata pengohen atëherë trupi nuk do funksionojë mirë. Dhebja kurrizore cervikale, që është regjioni I qafës mundë të aktivizojë dhe ndikojë pjesë të tjera të trupit si supet, kraët, kokëdhembjet, nauzenë dhe madje edhe shikim të turbulluar. Të gjitha këto simptome mundë të shfaqen si pasojë e ngacmimit të nervave. Dhembja e prolabimit të diskut në pjesën torakale, që është pjesa e sipërme e shpinës mes shpatullave, mundë të rezultojë me dhembje të shpinës në atë pjesë, dhembje të kafazit të kraharotit dhe kokëdhembje. Dhembja e prolabimit të diksut në pjesën lumbale/sakrale mundë të rezultojë me dhembje në pjesën e poshtme të shpinës (pjesën belore), dhembje në këmbë, shputa, zorrë dhe madje disfunksion të organeve seksuale.
Si mundë të rregullohet ky problem? Mjekët normalishtë rekomandojnë ilaqet dhembjeheqëse, dhe ilaqet relaksuese të muskujve. Nëse problemi intensifikohet injeksione kundër dhembjes aplikohendhe nëse problem vazhdon atëherë bëhet operimi. Shkalla e suksesit të këtyre trajtimeve është shume e ulët pasi qëllimi kyq I ilaqeve dhembjeheqëse është mpirja e regjionit ku janë nervat. Do arrihet një lehtësim I përkohshëm, sidoqoftë dëmtimi nuk do shërohet.
Qarkullimi I mirë I gjakut është kyq për shërimin e regjionit të dëmtuar. Disqet e prolabuara nuk përfitojnëqarkullim të mirë të gjakut; të gjithë e dijnë se gjaku bartë oksigjenin dhe materiet ushqyese për ti furnizuar qelizat me energji dhe për të mundësuar rigjenerimin e tyre. Prandaj kur gjaku ka vështirësi të arrijë në këto vende, pacienti fillon të përjetojë këto problem të dhembshme. Pra cfarë lloji I trajtimit është më I miri për këtë problem? Ka metoda mjekësore alternative për disqe të prolabuara dhe shumë prej tyre janë efektive për këtë problem.
Një prej tyre ështe edhe Hixhame terapija (lëshimi I gjakut/ terapija e lagësht me kupa) e cila është efektive për eliminimin e toksinave dhe në nxitjen e qarkullimit të mirë në regjionin përkatës. Kur presioni negative aplikohet në lëkurë, endorfina të ndryshme aktivizohen dhe lirohen për të mundësuar rigjenerimin dhe për të ndaluar dhembjen. Hixhamejaka aq shume dobi të tjera dhe kjo procedurë mjekimi është praktikuar për mijëra vite me rradhë, Nga përvoja jonë kemi parë se terapitë e kombinuara japin rezultate edhe më të mira. Terapitë e tjera si kiropraktika, masazho-terapija dhe akupunktura janë treguar se ndihmojnë njerëzit në shërim. Shumë njerëz përdorin lloje të ndryshme steroidësh të cilët njihen se rigjenerojnë indin e dëmtuar më shpejtë dhe rrisin qarkullimin e gjakut. Pacienti që dëshiron të përdorë këto ilaqe të fuqishme duhet të informojë dhe të marrë ndihmën e mjekut për procedurën e plotë pasi efekte anësore mundë të ndodhin.
Si musliman ne gjithmonë kërkojmë ndihmën e Allahut. Allahu është me ata që janë të durueshëm, pavarësishtë dhembjes nga e cila vuan, kjo të paktën do ju pastrojë nga mëkatet dhe Allahu e di më mirë.
Përzgjodhen dhe përshtatën:
Dr.med. Flakron Sabedini dhe
Mr.sc. Vildane Limani Sabedini