Fara e zezë dhe dobitë e saj

Fara e zezë dhe dobitë e saj

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: I Dërguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Përdoreni rregullisht këtë farë të zezë, (Habbetus Seuda) sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes”.(Transmeton imam Ahmedi, Tirmidhiu, En Nesaiu, Ibni Maxhe, Imam Albani thotë hadithi është i vërtetë). Gjithashtu, Ebu Hurejra transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë për farën e zezë: “Në Farën e Zezë ka shërim për çdo sëmundje, përveç vdekjes.” (Transmeton Buhariu në kapitullin e mjekësisë, Muslimi në kapitullin e selamit.)Narcissus seed

Fara e Zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që gjendet te Fara e Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Fara përmban përafërsisht 38{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} karbohidrate, 35{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} vajra të ndryshëm, 21{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} albuminë, ndërsa pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substanca te ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet.

Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur:

– Ndihmojnë metabolizmin e trupit. – Shërbejnë për rritjen, zhvillimin dhe përtëritjen e qelizave.

– Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm.

– Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike.

– Pengojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet. –

Kthejnë në nivele mormale kolesterolin në gjak.

-Pengojnë bllokimin e damarëve, duke rregulluar strukturën e tyre, por njëkohësisht ndikojnë në shpejtësinë e qarkullimit të gjakut.

– Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve e të infarktit në zemër –

Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve. –

Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra, kështu që është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1gram nga vaji i Farës së Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.

Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen.

Nëse përdoren rregullisht, ato ulin sheqerin në gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi Folik redukton rrezikun e tensionit dhe të sëmundjeve të zemrës, por gjithashtu është i nevojshëm edhe për përtëritjen e qelizave. Antioksidantët si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karetin forcojnë sistemin mbrojtës të trupit. Përveç efektit që jep në sistemin imunitar, në metabolizmin dhe në zhvillimin e hormoneve, Fara e Zezë pastron njëkohësisht trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve e të lëkurës. Ul tensionin e temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektiv ndaj sëmundjeve alergjike si Astma dhe alergjia ndaj polenit. Për efektin që ka në sistemin imunitar, përdorimi i saj është i këshillueshëm edhe në sëmundje si AIDS, kanceri etj. Me gjithë këto të mira që përmban, është e vështirë që Fara e Zezë të qëndrojë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit, në Europë dhe në SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë, ndërsa në farmacitë gjermane Fara e Zezë është e pranishme tashmë në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.