Turmerik (shafran i Indisë) mund të jetë një ndër bimët më efektive që ekziston, duke qënë se sjell përfitime të mëdha për trupin dhe trurin. Ka efekte të fuqishme anti-inflamatore dhe është një antioksidant shumë i fortë.
- Sëmundjet e zemrës janë vrasësit më të mëdhenj në botë
Turmerik çon në përmirësime të ndryshme që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Mund të parandalojë arteriosklerozën, e cila shkakton sulm në zemër ose goditje në tru. - Shëndeti i trurit
Turmerik përkrah shëndetin e përgjithshëm të trurit, duke penguar përparimin e sëmundjes Alzheimer. Ngadalëson zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë. Turmerik përdoret si një anti-depresant. Ndihmon në përmirësimin e kujtesës. - Kanceri është një sëmundje që karakterizohet nga rritja e pakontrolluar e qelizave
Turmeriku mund të ndihmojë trajtimin e tij. Parandalon melanomën (kancerin e lëkurës), redukton rrezikun e leukemisë, frenon kancerin e gjirit nga përhapja në mushkëri, parandalon kancerin e prostatës dhe pengon rritjen e tij, parandalon metastazën (përhapjen e kancerit), si dhe kontribuon në vdekjen e qelizave kanceroze. - Tretja
Turmeriku redukton simptomat e fryrjes së zorrëve dhe gazrat; trajton dhe ndihmon tretjen e ushqimit. - Lehtëson Artritin – natyror kundër dhimbjeve
Inflamacioni është tepër i rëndësishëm. Mund të bëhet një problem i madh kur është kronik (afatgjatë) dhe shpërndahet në mënyrë të papërshtatshme ndaj indeve të trupit.Vetitë anti-inflamatore të turmerikut janë të mëdha për trajtimin e osteoartritit dhe artritit reumatoid. Përveç kësaj, antioksidantët shkatërrojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat e trupit. - Forcon imunitetin
Turmeriku përmban substanca antibakteriale, antivirale dhe antifungale, të cilat ndihmonjë stimulimin e sistemit imunitar të trupit. Një sistem i fortë imunitar zvogëlon mundësinë e prekjes nga sëmundjet. - Humbja e peshës
Ppluhuri turmerik mund të jetë shumë i dobishëm në mbajtjen e një peshë ideale trupore, duke bllokuar thithjen e yndyrës. Mjafton konsumimi i një lugë çaji me pluhur turmerik në çdo vakt. - Parandalon sëmundjet e mëlçisë
Turmerik është një lloj detoksifikuesi natyror i mëlçisë. Forcon dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Të gjithë këta faktorë mbështesin shëndetin e mirë të mëlçisë. - Ndihmon në luftimin e sëmundjes së syve Retinitis pigmentoza është njëra nga sëmundjet e cila shpie deri në verbërim dhe në bqazë të disa studimeve të bëra në Indi është treguar se ndihmon në luftimin e kësaj sëmundje.
Duke pasur parasysh përfitimet e shumta shëndetësore të turmerikut (shafranit të Indisë), kjo bimë e fuqishme duhet të jetë pjesë e dietës suaj ditore sepse është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të përmirësuar cilësinë e jetës tuaj. Megjithatë, turmerik nuk duhet të përdoret nga njerëzit që vuajnë nga gurët në tëmth.