Pemët më të mira për diabet

0
378

Diabeti është sëmundje autoimune tek e cila personi ka nivel të lartë të sheqerit në gjak sepse trupi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës ose sepse qelizat nuk reagojnë në insulinën e prodhuar.

Ushqimi me pak sheqer dhe yndyra ndonjëherë mund të shkurtojë kënaqësi të shumta. Ekspertët një kohë kanë konsideruar që diabetikët nuk duhen të hanë pemë, por dëshmitë e sotme sugjerojnë të kundërtën. Ekspertët theksojnë se si pemët janë pjesë e rëndësishme e ushqimit te diabetikët, ndërsa ne ju sjellim ato lloje që janë më të mirat për diabetikët.diabetic-food

Mollët

Molla është zgjedhje e shkëlqyeshme për diabetikët. Përmban pak kalori, ndërsa nxit trupin për të djegur kaloritë tjera. Është burim i pasur i pektinës e cila ka veçori antioksidative, çka redukton nivelin e radikaleve të lira dhe rrezikun për të krijuar sëmundje të ndryshme.

Manaferrat

Frutat si manaferrat përmbajnë antocianine të cilat i japin ngjyrën e kuqe dhe nxisin lirimin e insulinës, rregullojnë sheqerin në gjak dhe reduktojnë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të zemrës.

Grejpi

Mund të përdoret për reduktimin e rrezikut nga krijimi i nivelit të lartë të sheqerit në gjak, veçanërisht kur konsumohet me ushqimet që kanë nivel të ulët të yndyrave, sheqerit dhe niseshtesë.

Shalqiri

Pemët që përmbajnë nivel të lartë ujit siç janë shalqiri, dredhëzat, papaja ose kumbullat veprojnë në mënyrë të shkëlqyeshme te ngadalësimi i absorbimit të glukozës. Diabetikët duhet çdo ditë të konsumojnë pemë me nivel të lartë të ujit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here