14. Humbja e flokëve dhe Hixhama

0
264

Humbja e flokëve dhe Hixhama

Modeli mashkullor i tullacërisë është njëra nga format më të shpeshta të humbjes së flokëve dhe e cila normalishtë ndodhë tek mashkujt. Njihet gjithashtu si humbja gjenetike e flokëve apo alopecia androgjenike. Humbja e flokëve normalishtë ndodhë ngadal; zakonishtë fillojnë të vërejnë zhveshje të flokëve në maje të kokës. Varësishtë nga shëndeti i individit, shumë fillojnë të shohin rrallim të flokëverreth zonës temporale duke arritur moshën tridhjetë vjeqare. Floku juaj kalon nëpër faza të ndryshme, cikli I rritjes së flokut normalishtë zgjatë për dy deri në tre vite, rritja është afërsishtë 1 cm cdo muaj. Floku rritet dhe pastaj stagnon, pushon për disa muaj, dhe pastaj bie, pas disa ditësh floku I ri fillon të rritet në të njejtin vend. Është normale rënia e disa fijeve floku cdo ditë por nësë individi sheh humbje të tepërt të flokut atëherë kjo është shenjë e modelit mashkullor të tullacërisë.293308_505805459461316_1413120687_n

Janë disa shkaqe se pse vie deri te humbja e tepruar e flokut qoftë në mashkuj apo femra. Shembull një individ mundë të ketë qenë I sëmurë për disa muaj, apo mundë të jetë ndonjë që ka dalë nga operimi, apo ndonjë që është I stresuar, këta mundë të shohin sasi të madhe të humbjes së flokut. Mundë të jetë e lidhur me hiperaktivitetin e gjëndrrës tiroide, apo hypoaktivitetin e saj, apo më deficiencën hormonale të mashkullit apo femrës. Shumë gra vërejnë humbje të flokut për disa muaj pasi ato kanë lindur si pasojë e ndryshimeve në vlerat e hormoneve. Disa ilaqe gjithashtu shkaktojnë humbje të flokut siq janë holluesit e gjakut të njohur gjithashtu edhe si antikoagulantë, steroidet, tabletat për kontrollimin e shtatëzanisë, tensioni I lartë I gjakut apo problemet me zemër etj . Janë disa infeksione përkatëse si infeksionet mykotike që mundë ta dëmtojnë skalpin dhe folikulet duke dhënë humbje floku. Disa llojë të stilit të flokëve mundë të shkaktojnë humbje floku njashtu si psh lidhja e flokëve në dy tufa kurdel, apo lidhja e flokëve në tufa të imta për të arritur forma gjeometrike, apo flokët e dredhura imët, shtrëngimi I flokëve mundë të shkaktoj alopecinë traksionale. Traksioni (tërheqja) shkaktonplagosje dhe dëmtim të përhershëm të folikulit (rrënjës së flokut) nësë nuk trajtohet me kohë.

Hulumtimet shfaqin se mashkujt të cilët vuajnë nga tullacëria e modelit mashkullor; është e pranishme një shkallë e lartë e hormonit dihidrotestosterone (DHT) në folikulet e tyre. Hulumtuesit besojnë se DHT është njëra nga shkaqet kyqe në humbjen e flokut. Ata nuk e kuptojnë përse kjo ndodhë vetëm në maje të kokës dhe pse pjesët anësore dhe pjesa e pasme janë immune ndaj rënies? Ata gjithashtu kanë zbuluar se shumë njerëz nuk kujdesen për flokët e tyre, cka sjell deri te grumbullimi I papastërtisë dhe yndyrës të cilët e pengojnë folikulin për tu rritur sërish. Me kohë floku bëhet më I rrallë dhe më I rrallë deri sa përfundimishtë ndalon plotësishtë së rrituri dhe folikuli vdes përfundimishtë.

A është e mundur të parandalohet tullacëria e tipit mashkullor? Jo, nuk është e mundur, por mundë ta ngadalsojmë. Shkenca së fundi ka zbuluar një ilaq potencial për humbjen e flokut. Ata kanë punuar me qelizat burimore vite me rradhë, deri sa është arritur një zbulim. Eksperimenti është kryer mbi një mi të dëmtuar. Ata vërejtën rritje të folikuleve të flokut në vendin e dëmtuar. Ky është një lajm emocionues për cdo individ që vuan nga humbja e flokut por eksperimentet ende janë në testim dhe studim e sipër. Njohësit e gjuhës angleze në fundë kane të listuar disa alternative rreth humbjes së flokut. Deri sa shkenca ngadalë lëvizë, njerëzit përdorin mjekësinë alternative për të ngadalësuar humbjen e flokut. Janë dy ilaq të vetme të aprovuara nga FDA dhe që janë treguar se ndihmojnë në ngadalsimin e humbjes së flokut Finesteridi (propecia) dhe Minoxidili (Regaine). Finesteridi ndalon DHT-në të prodhohet, teorikishtë, ndalon humbjen e flokut. Sidoqoftë cdo ilaq ka edhe efektet anësore, shumë njerëz kanë raportuar se epshi I tyre seksual është dobësuar, disa madje kanë raportuar se kanë humbur aftësinë për të arritur ereksion. Minoxidili aplikohet në scalp (lëkura e kokës); kjo ndihmon qarkullimin e gjakut deri te folikulat dhe me këtë edhe shëndet më të mirë të rritjes së flokut. Sidoqoftë, minoksidili ka treguar rezultate të mira vetëm në një përqindje të vogël të njerëzve.

A e ndihmon hixhameja mjekimin e tipit mashkullor të tullacërisë? Pas hulumtimeve të shumta, ne kemi mësuar se humbja më e shpeshtë e flokut është alopecia. Afërsishtë dy të tretat e mashkujve vuajnë nga kjo formë. Nuk ka ndonjë hulumtim shkencor apo studime të cilat do të tregonin nëse hixhameja është efektive në ngadalsimin e humbjes së flokut, sidoqoftë njerëzit të cilët ishin në trajtim me finesterid filluan të vërejnë se humbja e flokut u ngadalsua, dhe shumë prej tyre madje kishin rritje të flokut të ri. Folikulet të cilat vdekur nuk dhanë shenja jete, ndërsa folikulet të cilat rritën flokun kishin shkallë të ulët DHT-je.Minoksidili u përdor për të ndihmuar qarkullimin e gjakut deri te folikulet dhe shumë panë rezultate të mira. Pra kemi dy fakte me rëndësi bllokimi I DHT-së dhe qarkullimi I mirë I gjakut mbajnë folikulin të shëndetshëm. Ne konsiderojmë se aplikimi I hixhames së thatë në scalp, shtrëngimi i lëkurësndihmon në forcimin e folikulve dhe nxitë qarkullimin e gjakut duke ndihmuar kështu qëndrueshmërinë e flokut. Kjo teori vlen për folikulet të cilat ende jane të gjalla. Hixhamejae lagësht në kokë gjithashtu është efektive duke elmiminuar shumë toksine të dëmshme dhe patogjenë të cilët janë grumbulluar Brenda në scalp. Padyshim një dietë dhe të ushqyer të shëndetshme është vitale për folikulin që ai të mbetet gjallë dhe të rritet. Gjithashtu pastrami dhe larja e flokut është shumë me rëndësi, duke qenë se studimet në nivel mikroskopik shfaqin se folikulet bllokohen nga yndyra dhe papastërtitë të cilat prodhohen nga trupi. Individët të cilët dëshirojnë të aplikojnë hixhamen e thatë apo të lagësht në kokë duhet ta rruajnë kokën e tyre për një aplikim sa më të sukseshëm. Nëse shqetësohesh për humbjen e flokëve ju mundë ta provoni terapinë me hixhame, edhe nëse nuk tregon efekte tek ju të paktën nuk do ju dëmtoj dhe nuk do ketë efekte anësore për dallim nga ilaqet. Allahut I takon vendimi për cdo gjë dhe vetëm në dorën e Tij është shërimi, ndërsa shkaqet janë të ndryshme.

Përzgjodhen dhe përshtatën:

Dr.med. Flakron Sabedini dhe

Mr.sc. Vildane Limani Sabedini

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here