O ZOT, TY T’U DREJTOVA DHE MU PËRGJIGJE

0
238

Zoti im, Ty t’u drejtova dhe të thash: Unë po ndëshkohem dhe po ndjej dhembje!

U përgjigje: “Mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut!”. (Ez-Zumer: 53)

Ty t’u drejtova dhe të thash: Nuk e kam askënd, jam i mjerë!

U përgjigje: “Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet”. (Kaf: 16)

Ty t’u drejtova dhe të thash: Mos më harro mua!

U përgjigje: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime)”. (El-Bekare: 152)

Ty t’u drejtova dhe të thash: O Zot, më jep shpresë!

U përgjigje: “Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!”. (El-Inshirah: 5)

Ty t’u drejtova dhe të thash: O Zot, si t’i realizoj ëndrrat e mia!

U përgjigje: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem”. (Gafir: 60)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here