Zgjedhja e një burri (Selefi)

0
587
Muhammed Ibn Salih el-Uthejmin

Pyetje:

Cilat janë cilësitë më të rëndësishme që një grua duhet të ndërtojë bazat e saj për të zgjedhur një burrë, dhe refuzimi i një personi të drejtë për arsye të kësaj dunjaje, a mund të sjellë ndëshkimin e Allahut mbi të?

Përgjigje:

Cilësitë më të rëndësishme që një grua duhet të kërkojë tek personi që i propozon asaj për martesë janë ato të Fesë (Praktikues i drejtë i Fesë / Selefi) dhe të karakterit / moralit të mirë. Sa i përket pasurisë dhe prejardhjes, atëherë këto janë çështje dytësore. Gjëja më e rëndësishme është që personi që i propozon asaj për martesë duhet të jetë i mirë (Selefi) në Fenë dhe në karakterin e tij, pasi tek personi që posedon Fenë dhe karakterin / moralin e mirë, ajo nuk do të humbasë asnjë respekt të vlerave të saj (si një grua Selefije): nëse ai jeton me të, atëherë ai do ta bëjë këtë në një mënyrë të ndershme dhe në qoftë se ai e lëshon (ndan) atë, ai do ta bëjë këtë në një mënyrë të ndershme (moralshme).
Për më tepër, tek personi që posedon Fenë dhe karakterin e mirë ajo do të ketë një bekim për të dhe fëmijët e saj dhe prej tij ajo do të mësojë Fenë e drejtë (sipas kuptimit të parëve tanë të mirë Selef us-Salih) dhe sjellje të mira.

Por, nëse ky person është një që nuk i ka këto cilësi, atëherë ajo duhet ta shmangin (Martesën) me të, dhe veçanërisht ata të cilët janë neglizhues në lidhje me praktikimin e Fesë dhe faljen e namazit, apo prej atyre që janë të njohur për të pirë pije dehëse (alkol etj), Allahut i kërkojmë strehim prej kësaj…

Pra mbi të gjitha këto, ajo që është më e rëndësishme tek një grua, është se ajo duhet të përqëndrohet në Fenë e tij (dmth; a është ai një praktikues i drejtë i Fesë dhe Selefi, sipas kuptimit të parëve tanë të mirë Selef us-Salih) dhe më pas karakteri / morali i mire i tij.
Përsa i përket prejadhrjes së tij, kjo është shtesë, dhe në qoftë se kjo arrihet atëherë kjo është edhe më e përshtatshme, sepse i Dërguari i Allahut (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Nëse vjen tek ju një person që Feja dhe morali  i të cilit ju pëlqen, atëherë jepeni (martojeni) vajzën për të”

Shejh Muhammed Ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah

në Fataua el-Mar’ah Vol. 1. fq.50
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf / Arbrit Kraja