Home ISLAM Vrasjet e shumta janë prej shenjave të Kijametit

Vrasjet e shumta janë prej shenjave të Kijametit

Transmetohet nga Ebu Musa el Esh’arij se Profeti, alejhi selam, ka treguar se para Kijametit do të shtohet el Harexh.

I thanë: “Çfarë është el Harexh?”

Tha Profeti, alejhi selam,: “Vrasja dhe gënjeshtra.”

I thanë: “A do të vriten njerëzit më shumë sesa vriten sot?”

Tha Profeti, alejhi selam,: “Nuk do të jetë njëlloj si vrasjet tuaja me pabesimtarët, por do të vriten midis tyre, derisa njeriu do të vrasë fqinjin e tij, vëllanë e tij, xhaxhain e tij dhe djalin e xhaxhait të tij.”

Thanë: “SubhanAllah! A do të kenë mend njerëzit atëherë?”

Tha: “Jo. Njerëzve në atë kohë do t’u mungojë mendja. Ata do të mendojnë se janë në të drejtën, por në realitet nuk janë në asgjë.”

(Ahmedi, saktësoi Shejh Albani)

Xhamiambret

Previous articleÇfarë është mendjemadhësia?
Next articleSINQERITETI NË KURAN