SINQERITETI NË KURAN

0
652

1.Thëniet nga Kurani në lidhje me sinqeritetin vijnë në mënyrën urdhërore dhe formën e një pohimi të theksuar. Thotë i Lartësuari:

﴿وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ﴾ [البينة: 5]

“Dhe se ata, nuk janë urdhëruar me tjetër, përveçse të adhurojnë Allahun me sinqeritet e sipas fesë së Tij.” El-Bejineh: 5. Duke sqaruar kështu i Lartësuari se gjëja më e rëndësishme prej urdhrave të Tij është urdhërimi për sinqeritet në adhurimin ndaj Allahut të Vetëm.

2. Gjithashtu, i Plotfuqishmi sqaroi se sinqeriteti është e Vërteta me të cilën Ai e zbriti edhe Kuranin, e që përveç saj nuk pranohet asgjë tjetër kur thotë:

﴿إِنَّا أَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ فَاعْبُدِ اللَّهَ مُخْلِصًا لَهُ الدِّينَ * أَلَا لِلَّهِ الدِّينُ الْخَالِصُ﴾ [الزمر: 2، 3]

“Vërtetë që Ne e zbritëm tek ti Librin me të Vërtetën – Adhuroje Allahun me sinqeritet e sipas fesë së Tij. A nuk i takon Allahut feja e sinqertë?!” Ez-Zumer: 2-3.

3. Çështja e sinqeritetit i tejkalon madje edhe kufijtë e kësaj jete, duke përfshirë poashtu edhe vdekjen, siç thotë i Lartmadhërishmi:

﴿قُلْ إِنَّ صَلَاتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ * لَا شَرِيكَ لَهُ وَبِذَلِكَ أُمِرْتُ﴾ [الأنعام:162، 163]

“Thuaj: Vërtet, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve, i Cili nuk ka partner, e me këtë jam urdhëruar.” El-Ena’m:162-163.

4. Sinqeriteti në adhurimin ndaj Allahut të Vetmit të Plotfuqishmit, është origjina e të gjitha parimeve, e cila duhet të deklarohet dhe të tregohet, të thërritet në të dhe të mbahet distancë me ata që bien ndesh me të, pasi në lidhje me të nuk ka vend për neglizhencë apo kompromis. Thotë në lidhje me këtë i Larmadhëruari:

﴿قُلِ اللَّهَ أَعْبُدُ مُخْلِصًا لَهُ دِينِي * فَاعْبُدُوا مَا شِئْتُمْ مِنْ دُونِهِ﴾ [الزمر: 14، 15]

“Thuaj: Allahun e adhuroj me sinqeritet e Atij ia përkushtoj fenë time.* Ndërsa ju adhuroni ç’të dëshironi përveç Tij.” Ez-Zumer:14-15.

5. Gjithashtu manifestohet imazhi i distancimit prej idhujtarëve për shkak të mospërfilljes së këtij kushti, bazuar në thënien e Allahut të Lartmadhërishëm:

﴿قُلْ يَا أَيُّهَا الْكَافِرُونَ * لَا أَعْبُدُ مَا تَعْبُدُونَ * وَلَا أَنْتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ * وَلَا أَنَا عَابِدٌ مَا عَبَدْتُمْ * وَلَا أَنْتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ * لَكُمْ دِينُكُمْ وَلِيَ دِينِ﴾ [سورة الكافرون]

“Thuaj: O ju jobesimtarë * Unë nuk adhuroj atë që ju adhuroni * E as ju nuk adhuroni atë që unë adhuroj * E as që do e adhuroj atë që ju keni adhuruar * siç ju nuk adhuroni atë që unë adhuroj * Ju keni fenë tuaj, unë kam fenë time.” El-Kafirun.

6. Po ashtu na ka treguar i Lavdishmi në lidhje me bukurinë e adhurimit të sinqertë duke thënë:

﴿وَمَنْ أَحْسَنُ دِينًا مِمَّنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُ لِلَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ﴾ [النساء: 125]

“E kush mund të ketë fémë të mirë se sa ai që ia ka përulur fytyrën e vet vetëm Allahut dhe është vepërmirë?!” En-Nisa:125. Thotë Ibn Kajjim: “Përulja e fytyrës” është sinqeriteti në qëllim dhe në vepra vetëm për Allahun, ndërsa të qenët “vepërmirë” është ndjekja e të Dërguarit të Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – dhe pasimi i Sunnetit të tij.”

7. Allahu vazhdon të sqarojë duke treguar ndëshkimin ndaj atyre që kishin humbur sinqeritetin:

﴿وَقَدِمْنَا إِلَى مَا عَمِلُوا مِنْ عَمَلٍ فَجَعَلْنَاهُ هَبَاءً مَنْثُورًا﴾ [الفرقان: 23]

“Dhe Ne i kthehemi asaj që ata patën punuar prej punëve (jo të sinqerta) dhe i bëjmë ato pluhur të shpërndarë.” El-Furkan: 23.

Thotë Ibn Kajjim në lidhje me këtë: “Ato janë veprat të cilat ishin në mospërputhje me Sunnetin profetik ose që kanë patur për qëllim diçka tjetër përveç Fytyrës së Allahut.”

8. Allahu sqaron, gjithashtu, se sinqeriteti dërgon në devotshmëri (mbrojtje e shpëtim) dhe në shpërblim të plotë prej Allahu të Lartmadhërishëm, siç edhe ka thënë:

﴿وَسَيُجَنَّبُهَا الْأَتْقَى * الَّذِي يُؤْتِي مَالَهُ يَتَزَكَّى * وَمَا لِأَحَدٍ عِنْدَهُ مِنْ نِعْمَةٍ تُجْزَى * إِلَّا ابْتِغَاءَ وَجْهِ رَبِّهِ الْأَعْلَى * وَلَسَوْفَ يَرْضَى﴾ [الليل: 17-21]

“Dhe se (prej atij dënimi) do të shpëtojë më i devotshmi (i ruajturi) * i cili e jep pasurinë e vet që të pastrohet * e jo që të presë prej ndonjërit përreth tij që t’ia bëjë ndonjë të mirë * përveçse me të të kërkojë Fytyrën e Zotit të vet më të Lartësuarit * dhe se vërtetë do të gëzohet.” El-Lejl: 17-21.

Përktheu: Bashkim Selmani

Burimi Jetës