3 shkaqet që i sjellin plogështi besimtarit

0
203

Shkaqet e plogështisë janë të shumta, prej tyre: bindja ndaj vetvetes. Nëse ti i bindesh vetes, atëherë nuk do të veprosh ndonjë gjë (prej adhurimeve), sepse vetja dëshiron rehati. Mirëpo nëse e ushtron veten pak e nga pak, ajo do të mësohet, e nëse e detyron veten, ajo do të shkatërrojë. Kjo është një gjë.

Gjëja e dytë, është edhe shoqërimi me dembelët dhe të hutuarit; nëse t’i shoqërohesh me ata, atëherë do të marrësh natyrën e tyre. Mos u shoqëro me dembelët dhe njerëzit e plogësht, por shoqërohu me të devotshmit, njerëzit e hajrit dhe të dijes.

Shkaku i tretë: Preokupimi me dunja. Nëse preokupohesh shumë pas dynjasë, atëherë do të plogështohesh ndaj ahiretit tënd. Bëhu mesatar; puno për dynjanë dhe Fenë tënde. Bëhu mesatar, dhe mos tepro në njërin aspekt ndaj tjetrit. Kjo është rruga e drejtë; kërkon riskun dhe e adhuron All-llahun (azze ue xhel-le).

“Vetëm tek Allahu kërkoni risk dhe adhuroni vetëm Atë.” el Ankebut: 17

“Dhe, kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni nga mirësitë e Allahut.” el Xhumuah: 10 Dmth përmes shitblerjes.

Kjo është mesataria dhe kjo është rruga e drejtë. Kurse ai që gjithë jetën e tij e kalon në kërkim të dynjasë, këtij do t’i humbasë ahireti. Ose e kundërta, ai që gjithë jetën e tij e kalon në kërkim të ahiretit, do t’i humbasë dynjaja dhe të mirat e domosdoshme të saj, e më pas bëhet i varur nga tjerët.

Salih el Feuzan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here