VONIMI I MARTESËS?

0
246

Ajo kërkon te i fejuari cilësi, të cilat janë më afër ëndrrave se sa realitetit, për këtë arsye ajo refuzon çdo burrë që i ofron mar­tesë, sepse nuk i ka këto cilësi. Atë e kërkojnë njerëz fe­tar, me sjellje të mirë, mirëpo kur njoftohet se është i varfër ose se nuk e ka vazhduar shkollën ajo e refuzon dhe pret se çfa­­rë do t’i sjellë e ardhmja, duke mos e hetuar se ditët dhe ne­­tët po kalojnë dhe se ajo po plaket me kalimin e kohës. Pa­prit­mas, ajo e kupton se vajzat e moshës së vet janë martuar dhe kanë shtëpi e fëmijë derisa ajo ende këmbëngul në men­di­min e vet. Vitet kalojnë dhe rinia e saj fillon të zbehet, kësh­­tu që ajo bën lëshime në disa kushte në të cilat insistonte më parë, duke pranuar atë që është më i dobët në besim, sjell­je dhe edukim. Ajo tani po vuan sepse nuk e praktikoi urdh­rin e të Dërguarit të Allahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): “Nëse u kërkon dikush për martesë, fenë dhe sjelljen e të cilit e pëlqeni, atëherë prano që të martohesh me të.”

Në këtë hadith, e nderuara motër, i Dërguari i Allahut, (Lav­dë­ri­mi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka përmendur dy kushte, të cilat garantojnë një jetë të lumtur martesore, feja dhe sjellja e mirë. Ato janë dy tipare të lidhura njëra me tjet­rën dhe për­bë­rës esencial për një martesë të qëndrueshme, e cila është plot lumturi dhe dashuri.

Sa i përket ëndrrës së saj për burrin e qëlluar, është fakt se shu­mica e të rinjve që kanë arritur moshën martesore janë në gjen­dje të njëjtë financiare. Sa të rinj ka që i kanë milionat ose që punojnë si ministra në qeveri? Në të kundërtën, shumë të rinj që dëshirojnë të martohen janë studentë, të cilët nuk ka­në pasuri të mjaftueshme. Disa çifte të martuara thonë se vi­­tet më të lumtura të martesës kanë qenë gjatë kohës së stu­di­meve, kur gruaja qëndron pranë burrit dhe e ndihmon atij t’i avancojë studimet përpara.

Si rezultat, e nderuara motër muslimane, mos u mbështet në ëndrra ose pamje të jashtme kur të zgjedhësh njeriun me të cilin do të martohesh, e as mos e bë pasurinë shpresë për të ci­lën lëngon. Kur vjen për t’ju kërkuar në familje një djalë i mi­rë e fetar, sjelljen e të cilit e pëlqeni, atëherë mos hezito për t’u martuar me të për shkak të gjendjes së vështirë fi­nan­cia­re që ka, sepse pasuria nuk mund t’ju sjell lumturi. Ndosh­ta Allahu ju dhuron devotshmëri dhe me këtë arrini çfa­rëdo që dëshironi.

Tregime nga të parët

Esma bint Ebu Bekër thotë: “Ez-Zubejr, u martua me mua në kohën kur nuk kishte asnjë para, rob ose ndonjë pasuri tje­tër përveç një kali dhe një deve. Unë e ushqeja kalin, kuj­de­se­sha për të. Po ashtu e ushqeja edhe devenë me fara të shty­pu­ra të hur­mave dhe i sillja ujë. Farat e hurmave i bartja në ko­kë nga një largësi prej tetëmbëdhjetë milje. Kur Ebu Bekri, paqja qoftë mbi të, më dërgoi një shërbëtore për t’u kujdesur për kalin, ky ishte një lehtësim i madh për mua!

LIBRI Pengesat në rrugë

Abdul Melik El Kasim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here