MARRJA ME PUNË TË HUAJA

0
163

Ajo nxori një ofshamë në shenjë qetësimi, derisa e mbyllte de­rën e veturës dhe ulej pranë bashkëshortit. Ajo nuk i dha shan­­sin bashkëshortit që ta pyes për mendimin që kishte për të afërmit e tij. Ajo tha: “Ishte sikur me qenë në provim, ndo­në­se shkova si vizitor për t’i përshëndetur ata. Ata më bën shu­më pyetje, bashkë më dukej sikur të hidhnin shigjeta në mua. Më pyetën se ku studioja, sa e kam blerë fustanin, kush ta ka blerë e kështu me radhë. Nuk kisha kohë të merrja fry­më, më dukej sikur t’i kisha përpara tre topa, ku posa mba­ron­te punën i pari do të fillonte i dyti. Ata më ofruan çaj, i cili u ftoh shpejt, sepse isha e zënë me përgjigje dhe sqarime.

E nderuara motër, disa burra dhe gra mendojnë se është mi­rë­si të mbledhësh informata për jetën private të njerëzve tje­rë, ndo­nëse nëse u bën atyre pyetje ata nuk do t’ju japin një për­gjigje të drejtë. Megjithatë, vërtet kjo është një lloj i sjell­jes së keqe.

Shmangia nga ajo që nuk të intereson është shenjë e shkël­qi­­mit të njeriut në fe. Çfarë do të humbni nëse nuk i dini pu­nët e të tjerëve? Është e mjaftueshme që t’i përshëndetni ata me se­lam dhe të bisedoni me ta për gjëra të mira. Takimet e tilla nuk duhet të bëhen vende të marrjes në pyetje, sepse kjo është e padurueshme, ndoshta, për këtë shkak njerëzit nuk ju vizitojnë dhe i shkëputin lidhjet e dashamirësisë me ju.

Si rezultat, mos bë shumë pyetje, sepse nëse e vëni veten në pozitë të njëjtë, ju do të jepni përgjigje të përgjithshme ose do t’ju shmangeni përgjigjes në pyetje për shkak të mosre­ha­tisë dhe bezdisjes. Pjesë e sjelljes së mirë dhe mirëpritjes është mos­turpërimi dhe mosbezdisja e mysafirëve. Në të kundërtën, shu­më gra e kanë bërë shprehi të pyesin shumë për të tjerët në mënyrë direkte ose indirekte, kështu që as një çështje nuk lë­në pa e kontrolluar, e vogël apo e madhe.

Atëherë, e nderuara motër, mos të interesojnë çështjet e të tje­rëve e me ketë të ngjallësh pikëllim dhe depresion te të tjerët, sepse ata që merren me punët e të tjerëve do ta mbysin veten me hidhërim. Për më tepër, nuk ka ndonjë përfitim ma­terial ose fetar nëse merreni me punët e njerëzve.

Tregime nga të parët

Një burrë nga fisi Temim thotë: “Unë e kam shoqëruar Er-Re­bi’ bin Hejthem për dhjetë vjet dhe vetëm dy herë e kam dëgjuar se ka biseduar për çështje të kësaj jete. Njëherë kur më pyeti: “A e ke nënën ende gjallë?” dhe njëherë tjetër kur më pyeti: “Sa xhami gjenden në vendin tuaj?”

LIBRI Pengesat në rrugë

Abdul Melik El Kasim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here