BISEDA E LIGË

0
155

Takimin e kaploi një qetësi e plotë. Një gruaje i hapet goja nga habia, tjetra i bashkon duart, ndërsa një tjetër lëvizë më afër. Ato të gjitha janë kureshtare për të dëgjuar çdo fjalë që po flitet, sidomos kur folësja flet me dëshmi. “Filanja shkoi tek ai dhe u shërua, falënderimi i takon Allahut! Filani nuk e donte gruan e vet, ndërsa tash nuk mund të qëndrojë larg saj….” Kur e mbaroi bisedën ato të gjitha e pyetën: “Si mund ta gjejmë këtë njeri?” Pastaj çdonjëra filloi t’i përmend anke­sat e veta. Njëra tha se nuk mund të flejë, për shkak të dhim­b­jeve në shpinë. Një grua tjetër thotë se i dhemb këmba. Një grua e moshuar thotë se bija e saj ka një martesë me telashe, ndoshta i ka bërë dikush magji.

Brenda një jave, krejt lagjja po e kërkon njeriun. Gruaja që an­kohej nga shpina përfundoi duke i treguar për telashet që kishte me burrin. Një grua tjetër tha se është martuar para një muaji ose para një viti dhe nuk po mbetet shtatzënë, e kështu me radhë. Një pamje mahnitëse, ku lloje të ndryshme të prob­lemeve po parashtrohen dhe po shqyrtohen. Pas një jave më­sueset dhe studentet e përcollën lajmin në shkollë, kështu që shumë gra tjera kërkojnë shërim nga ‘mjeku’ i çuditshëm.

E nderuara motër! A keni dëgjuar tregime të ngjashme? Ku është besimi në Allahun dhe pse zbehet kaq lehtë? Si bë­het që gratë muslimane të hapin tema aq të këqija në takimet e tyre? Nganjëherë është fakt se shumë gra muslimane shkoj­në te këta ‘shërues’ të njohur, të cilët përdorin magjinë dhe ja­në gë­njeshtarë të qartë, në vend që të shkojnë në spitale. Ato nuk le­xojnë Kur’an dhe nuk përdorin shëruesit për të ci­lët na inku­­r­ajon Islami, si për shembull lutjet autentike të Mu­ham­me­dit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ose të për­do­rin barëra. Është për t’u habitur me faktin se shumë pak gra mus­limane e lexojnë Kur’anin rregullisht, mirëpo shpesh i vi­zi­tojnë këta gënjeshtarë. Ku është besimi i saktë islam, tev­hi­di dhe ku është fjala e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Alla­hut qoftë mbi të!): “Ai i cili shkon te falltari dhe i beson asaj çfarë thotë, ka mohuar atë që më është zbritur mua.”

Tregime nga të parët

Hasani thotë: “Kurrë nuk kam shikuar me sy, kurrë nuk kam folur me gjuhë, kurrë nuk e kam përdorur dorën dhe ku­rrë nuk kam qëndruar në këmbë, vetëm pasi kam menduar se a është kjo që e bëj në bindje ose në mosbindje ndaj Allahut. Nëse do të ishte në bindje unë do të vazhdoja dhe nëse do të ishte në mosbindje unë do të largohesha.”

LIBRI Pengesat në rrugë

Abdul Melik El Kasim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here