VLERA E SHPENZIMIT TË PASURISË NË RRUGË TË ALLAHUT

0
231

Kuptimi i hadithit të Muhamedit, paqa dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, ku thotë: “Ti me të vërtetë nuk shpenzon diçka, duke shpresuar fytyrën e Allahut, vetëm se do të shpërblehesh për të, madje edhe kafshatën e bukës që e vë në gojën e bashkëshortes tënde”

Dijetari i shquar, Muhamed el-Uthejmin Zoti e mëshiroftë, thotë:
Pjesa e hadithit “Nuk shpenzon diçka”, ka për qëllim: pasurinë, dirhemin, dinarin, rrobat, ushqimin, ose diçka tjetër të ngjajshme, që e kryen për hir të Allahut, veçse do t’shpërblehesh për të.

Ajo që e dëshmon këtë është fjala nga pjesa e hadithit ku thotë: “duke shpresuar fytyrën e Allahut”, ose: “ke për qëllim fytyrën e Allahut”, që don të thotë: ka për qëllim të arrijë në Xhenet, që ta sheh fytyrën e Allahut”.

Banorët e Xhenetit- Allahu më bëftë mua dhe juve prej banorëve të saj, do ta shohin Allahun e lartmadhëruar, me shikimet e tyre, sikurse shohin diellin pa mjegulla, sikurse e shohin hënën në natën e 14, që domethënë vërtetë do e shohin, qartazi.

“po aq sa edhe kafshatën e bukës që e vë në gojën e bashkëshortes tënde” – që ka kuptimin; edhe copën e bukës që ushqen gruan tënde, shpërblehesh për te, nëse e bën për hir të Allahut! Edhe pse shpenzimi për gruan tënde është çështje obligative, sikur të mos shpenzoje për të, do të kishte thënë; shpenzo ose divorco, për këtë nëse shpenzon për gruan tënde, dhe me këtë dëshiron kënaqësinë e Allahut, zoti të shpërbleftë për këtë!

Gjithashtu nëse shpenzon për fëmijët e tu, për nënën, ose babain, madje nëse shpenzon për veten tënde, e që me këtë shpreson në fytyrën e Allahut dhe kënaqësinë e Tij, Allahu të forcoftë në këtë vepër!

Burimi: Spjegimi i Rijadu Salihin
Përktheu nga gjuha Arabe:
Nusret Ramadani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here