VLERA E SAHABËVE:

0
527

Dijetari i nderuar Abdul Aziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Pas Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dijetarët më të spikatur ishin shokët e tij, ata ishin fukahatë me plot kuptimin e fjalës. E morën diturinë nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e kuptuan dhe e mësuan librin e Allahut dhe Sunnetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e pastaj ua transmetuan atë dituri gjeneratave pas tyre. Ata e mbartën Kur’anin dhe Sunnetin duke sqaruar qëllimin e fjalës së Allahut dhe qëllimin e fjalës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ua transmetuan Kur’anin e Shenjtë dhe Sunnetin e pastër gjeneratave pas tyre me një përgjegjësi dhe sinqeritet të madh, duke zgjedhur vetëm personat që ishin besnikë dhe të përpiktë, derisa arritën te ne me rrugë transmetimi të ruajtura, të sigurta, pa na u paraqitur qoftë edhe një dyshim më i vogël kundrejt këtyre transmetimeve.”

Ai vazhdon: “…Prandaj, jemi të obliguar të njohim vlerën e tyre, t’i falënderojmë për diturinë e madhe që kanë pasur dhe për mundin që kanë dhënë për të ruajtur fjalën e Allahut dhe për t’i mësuar muslimanët si të punojnë me të. Gjithashtu ne përfitojmë nga librat e dobishëm që kanë shkruar dhe dija e shumtë që kanë lënë për ne.”

Mexhmu’ul Fetawa we Mekalat Mutenevi’a, të Shejh Bin Bazit me disa shkurtesa.