Për të qen pendimi në rregull dhe i pranuar të Allahu duhet të plotësohen kushtet e tij të cilat dijetarët i kanë nxjerrur nga argumentet e sheriatit. Ato kushte janë:
1- Sinqeriteti.
2- Braktisja e mëkatit.
3- Keqardhja për mëkatin e bërë.
4- Vendimi për mos kthyerjen në mëkat.
5- Kthimi i të drejtës tek pronari i saj nëse është e mundur.
Kur njeriu plotëson këto kushte që u cekën më lartë atëherë pendimi i tij është i pranuar te Allahu i Lartësuar.