PËRSE ALLAHU I DËRGOI PEJGAMBERËT?

0
489

Këtë më së miri na e sqaron Allahu i Lartësuar i Cili i dërgoi këta Pejgamber tek ne për të na nxjerur nga errësira e mosbesimit në dritën e besimit. Allahu Xhel-le Xhelaluh në librin e Tij Madhështorë thotë: “Dhe vërtet që Ne kemi dërguar në çdo umet të Dërguar (duke shpallur): ‘Adhurojeni vetëm Allahun dhe shmanguni tagutit (gjithçka që adhurohet përveç ose përkrah Allahut).’ Pastaj pati prej atyre popujve të cilët Allahu i drejtoi, pati edhe të tjerë të cilët e merituan dhe iu bë e pashmangshme rruga e gabuar. Udhëtoni pra nëpër tokë dhe shihni se si ishte fundi i atyre të cilët përgënjeshtruan (të vërtetën)!” [Nahl: 36]

Po të njejtën gjë na e mëson edhe i Dërguari i Tij, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ku thotë: “Pejgamberët janë vëllezër dhe feja (thirrja) e tyre është një [çdo i Dërguar ka thirrur në tevhid – për ta njësuar Allahun].” [Buhariu dhe Muslimi]

Pra, ata u dërguan që t’i thirrin njerëzit në rrugën e drejtë për ta adhuruar vetëm Allahun e Lartësuar i Cili është i vetëm dhe pa shok, dhe është i vetmi që meriton adhurimin. U dërguan për të na mësuar që t’i shmangemi çdo adhurimi të kotë që na shpie në errësirën e mosbesimit. Atëherë është obligim i yni që t’i pasojmë ata dhe t’ju bindemi atyre që të shpëtojmë në këtë botë dhe botën tjetër.