RUAJU NGA SHIRKU NË FJALË

0
218

Shumë nga muslimanët bëjnë shirk në fjalë duke mos e vërejtur fare, dhe kjo pa fije dyshimi vjen si rezultat e njohurive të pakta për fenë e tyre. Jo rrallë dëgjojmë fjalët: Çfarë të dojë Allahu dhe filani, mos të ishte Allahu dhe filani, kam shpresë te Allahu dhe te tij, e kështu me radhë. Që të gjitha këto fjalë dhe ato të ngjashme me këto konsiderohen shirk në fjalë, Allahu na ruajtë.

Transmetohet se një njeri i kishte thënë Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Çfarë do Allahu dhe çfarë do ti bëhet.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i tha: “A më bëre mua rival të Allahut?! Përkundrazi, çfarë do Allahu vetëm (bëhet).” (E transmeton Ahmedi («/214 dhe 224), Buhariu në Edebul-Mufred (783) dhe të tjerët me sened të mirë).

Atëherë të jemi të kujdesshëm në atë që flasim ngase një fjalë që për ne konsiderohet shumë e thjeshtë, Ditën e Kiametit mund të peshojë shumë kundër neve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here