Besimi në melaike është prej gjashtë shtyllave të imanit, kush i mohon apo i përgënjeshtron ato ose thotë se ato nuk ekzistojnë, ose thotë se ato janë fuqia e mirë, ndërsa shejtanët janë fuqia e keqe, vetëm se ka bërë kufër që e nxjerr nga feja sepse ka përgënjeshtruar Allahun dhe të Dërguarin e Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe konsensusin e të gjithë muslimanëve. Kanë devijuar në kulm ata që mohuan se ekzistojnë melaiket, Allahu na ruajttë. Ata thanë: “Melaiket janë një term që aludon për fuqinë e së mirës dhe nuk ekziston diçka me emrin bota e melaikeve.” Nëse e kanë thënë këtë nga komentimi i gabuar, është obligim t’u sqarohet se kykomentim është i kotë dhe devijim, por nëse e thonë këtë pa ndonjë arsye tjetër,atëherë janë jobesimtarë ngase kanë përgënjeshtruar atë që ka ardhur në Kur’an dhe Sunnet dhe unanimitetin e ummetit se melaiket ekzistojnë. Allahu është i Plotfuqishëm të krijojë një botë të tërë, të cilën njeriu nuk mund ta ndiejë përmes shqisave normale.
Komentar i librit Rijadu Salihin(1/409).