VLERA E SADAKASË

0
247

1. Sadakaja e bën që melekët të luten për atë që jep. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “O Allah jepi atij që jep…”.

2. Sadakaja është sebep për shërimin e të sëmurëve. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Shëroni të sëmurët me sadaka”.

3. Sadakaja e fikë zemërimin e Allahut. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Sadakaja e fikë zemërimin e Zotit”.

4. Sadakaja i fshin gjynahet e tua. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Sadakaja e fikën mëkatin ashtu si e fikën uji zjarrin”.

5. Sadakaja e bën të mirë përfundimin tënd. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Të vepruarit mirë të mbron nga përfundimi keq”.

6. Sadakaja i bën hije pronarit të saj nga vështirësitë e Ditës së Kiametit. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Çdo njeri do të jetë nën hijen e sadakasë së tij, derisa të gjykohet mes tyre”.

7. Sadakaja është mbulesa jote nga zjarri i Xhehenemit. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Frikojuni zjarrit qoftë edhe me një gjysmë hurme”.

8. Sadakaja është ajo më e mira që i dhurohet të vdekurit dhe që i bën më së shumti dobi.

9. Sadakaja është pastrim për pasurinë dhe pastrim për shpirtin dhe shkak i shtimit të shpërblimeve.

10. Ai që e jep i janë premtuar mirësi të shumta dhe shpërblime të mëdha në dynja dhe në ahiret.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here