All-llahu [subhanehu ve teala] në shumë ajete i nxitë besimtarët që t’ia drejtojnë lutjet Atij duke thënë: E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, I përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më drejtohen Mua dhe le të më besojnë Mua”.(El-Bekare:186) “All-llahu[subhanehu ve teala]i ka emrat më të mirë, andaj lutne Atë me ato…”(El-A’raf:180)
Madje Pejgamberi[sal-llal-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë
“Duaja, lutja është adhurim” “Çdo musliman që i lutet All-llahut [subhanehu ve teala] , e nuk i lutet për mëkat ose ndërprerje të marrëdhënieve me farefisin, All-llahu [subhanehu ve teala] ia jep njërën prej tri gjërave: i përgjigjet lutjes së tij ose ia rezervon për në ahiret ose e mbron nga një e keqe”. Thanë: “Atëherë ta shtojmë lutjen”. Tha(Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem}): “All-llahu {subhanehu ve teala} atëherë edhe më shumë jep”. “Zoti juaj është i turpshëm, fisnik, turperohet nga robi i Tij kur ai i ngre duart, t’ia kthejë të zbrazëta”.