Nga kjo porosi mësojmë se Pejgamberi a.s ka qenë i kujdesshëm për t’i mësuar besimtarët.
Prej Ebu Bekrit r.a. transmetohet se ka thënë:
Më ka urdhëruar Pejgamberi a.s. që çdo mëngjes dhe mbrëmje, po edhe para se të flejë të them:
ALL-LLAHUMME FATIRIS-SEMA-VATI VEL ERD ALIMUL GAJBI VESH-SHEHADE.
O Zoti im, (Ti je) krijues i qiejve dhe tokës, Ti e din të fshehtën dhe të dukshmen.
Transmeton Bejhekiu.