NJERIU I PARË QË DO TË VISHET DITËN E KIAMETIT

0
232

Është e ditur nga thëniet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se njerëzit Ditën e Kiametit do të ringjallen këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pa bërë sunet. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Në ditën e Gjykimit njerëzit do të ringjallen këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pabërë synet”. Aisheja radijAllahu anha tha: I thash: O i Dërguari i Allahut! A bashkë do të jenë burrat dhe gratë, a nuk e shikojnë njëri tjetrin? Ai tha: “Çështja e tyre do të jetë aq serioze, saqë nuk do të mund të preukupohen me gjëra të tilla”. (Buhariu)

Ndërsa i pari që do të vishet nga krijesat do të jetë Ibrahimi alejhi selam, ashtu siç është transmetuar nga ibën Abbasi radijAllahu anhu të ketë thënë: “U ngrit mes nesh i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem më një këshillë dhe tha: O ju njerëz, më të vërtetë do të tuboheni tek Allahu këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pabërë synet. “Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Në do ta bëjmë këtë më të vërtetë”. (El Enbija: 104). I pari nga krijesat që do të vishet Ditën e Gjykimit do të jetë Ibrahimi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Do të sillen disa njerëz nga umeti im e do të merren nga ana e majtë (ana e xhehennemit), e unë them: -O Zot, shokët e mi! Më thuhet: -Ti nuk e di çka kanë shpikur pas teje. Atëherë them siç ka thënë robi i mirë (Isai alejhis-selam): “Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre”, deri tëfjala e Allahut: “Vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (El Maide: 117-118) dhe më thuhet mua: -Ata u kthyen mbrapsht që kur u ndave prej tyre.” Muttefekun alejhi

Hadith

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here