Më vdiq burri e unë isha në moshën 30 vjeçare, më la pesë fëmijë dhe vërtet m’u errësua bota para syve.

0
234

Ai që kërkon falje ka furnizim me bollëk !!

Një grua rrëfen: „Më vdiq burri e unë isha në moshën 30 vjeçare, më la pesë fëmijë dhe vërtet m’u errësua bota para syve.
U mërzita shumë, pikëllimi sa vinte e shtohej, fëmijët ishin të vegjël.

Nuk kishim nga të ushqeheshim përveç pasurisë që na kishte lënë babai ynë. Mundohesha të harxhoj sa më pak që mundet.
Një ditë hapa radion dhe një dijetar thoshte: Ka thënë Pejgamberi alejhi selam.: ”Kush bën shpesh istigfar – Estagfirullah (kërkon falje dhe mëshirë nga All-llahu.xh.sh.), All-llahu xh.sh. do t’ia zëvendësoje çdo pikëllim me gëzim dhe çdo ngushtësi me rrugëdalje“.

Kur dëgjova këtë këshillë të Profetit alejhi selam, fillova ta zbatoj me fëmijët e mi. Vetëm pas gjashtë muajsh u hap një projekt mbi tokën tonë të vjetër dhe u pagua me miliona, kështu që fëmija im i madh u bë më i pari në rrethin ku jetonim, mësoi Kur’anin përmendësh dhe u bë kujdestari i parë për mbrojtjen e njerëzve.

Në këtë mënyrë shtëpia jonë u begatua dhe filluam të jetojmë me shumë të mira, kurse të gjithë fëmijët e mi All-llahu xh.sh. i udhëzoi në rrugë të drejtë dhe asnjëherë më në shtëpinë time nuk ka pasur mërzi dhe pikëllim. Në këtë mënyrë u bëra gruaja më e lumtur.

Pershtat: Thënje Islame

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here