Vdesin nëntë fëmijë të tjerë nga të ftohtit në Siri

0
230

(u130u)cocuk-suriye

Nëntë fëmijë të tjerë duke përfshirë edhe 4 foshnje të porsalindura kanë vdekur nga të ftoftit, njofton të premten Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Mjekët në rajon paralajmërojnë se përkeqësimi i kushteve të motit mund të çojë në më shumë vdekje, dhe se pamundësia e qasjes në nevojat themelore ka lënë mijëra njerëz të përballen më vdekje të menjhershme. Opozita siriane ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare për ndihmë urgjente.Populli sirian po e përjeton dimrin e tretë në luftë.

Sipas OKB-së më shumë se 100.000 njerëz janë vrarë në konfliktin tre- vjeçar në Siri dhe mbi dy milionë  sirian  tani janë të regjistruar si refugjatë në vendet fqinje , Turqi , Liban dhe Irak./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here