Çfarë thanë dijetarët tjerë për muftinë e ummetin Shejkh Muhamed Nasirudin Albanin

0
260

                                                                                                                                                 225px-AlAlbani

shejkh Muhamed Ibrahim Alu shejkh ALLAHU  e meshiroftë:

“Ai është i kapur pas sunnetit, perkrahës i të vërtetës dhe i rreptëndaj perkrahësve të së kotës”.
 
shejkh AbdulAzizi bin Bazi ALLAHU  e meshiroftë:
“Dihet qe shejkh Albani është prej Ehlu Sunnetit, prej perkrahësve  te Sunnetit, prej thirrësve në të, madje prej atyre qe luftojnë për mbrojtjen e tij”.
“Ne e njohim Shejkhun se ka akide të mirë, se është përpjekur vazhdimisht për thirrjen tek  ALLAHU I madhëruar. Ai derdh mund, që është per tu falemnderuar, ne kujdesin ndaj dijes së hadithit të nderuar, duke  evidentuar hadithet e vërteta nga ato të dobëta dhe të pavërteta. Për këtë punë ai ka shkruar vepra të tëra, nga të cilat perfitojnë muslimanët, prandaj duhet falemnderuar. I lutemi ALLAHUT  qe t’ia shtojë shperblimin, ta ndihmojë të vazhdojë në këtë rrugë dhe t’i japë sukses në çdo përpjekje të tij.”
“Ne e njohim shejkh Albanin ALLAHU E MESHIROFTË, se ka akide dhe biografi të mirë dhe se ka perqafuar e ndihmon medh’hebin e të parëve tanë të mirë.”
“Shejkh Albani është një nga vëllezëritë tanë të mirë, të besueshëm e të njohur. Ai është një nga shokët tanë dhe njëri nga ripëtritësitë  e fesë.”
“Nuk kamë parë ndonjë njeri nën sipërfaqen e qiellit me më shumë dije për hadithin ne kohen e sotme se sa shembulli i dijetaritë të madh Muhamed Nasirudin el-Albanit.”
Kur shejkh Bin Bazi u pyet për hadithin e Pejgamberit alejhisselam:
“Me të vërtetë, ALLAHU nxjerr nga ky ummet ne fillimin e çdo shekulli dikë që do ta ringjallë atë (fenë) për ta (Muxhedid).” Dhe shejkh Bin Bazi u puet  se kush është muxhedidi e ketij shekulli?
Shejkh Bin Bazi u përgjigj:
Shejkh Muhamed Nasirudin el-Albani. Ai është Muxheddidi për mendimin tim dhe ALLAHU e di më së miri.
shejkh Muhamed ibn Salih el-Uthejmini:
Ajo çka di unë nga shejkhu gjatë takimeve tona të pakta është se ai është shumë i kujdesshëm për mbrojtjen  e Sunnetit dhe luftimin e bidatit, si në akide ashtu edhe në punët e jashtme.”
“Ndersa gjatë leximit të veprave të tij, pashë se përveç te qenit mbrojtës i Sunnetit dhe luftues i bidatit, ai kishte dije të madhe ne shkencën e hadithit, si për njohjen e transmetimeve, ashtu edhe për kuptimin e haditheve. Aty pashë se ALLAHU i madhëruar i ka bërë shumë njerëz të perfitojnë prej veprave te shejkhut per nga dija, metodologjia dhe orientimi drejt shkencës së hadithit. Lavdi ALLAHUT, kjo është një arritje e madhe për muslimanët.”
“Për sa i perket analizave dhe verifikimeve shkencore, s’ka si ai”.
“Është shumë i zoti, ka lexuar shumë dhe mjaft bindës'”
Një herë pa një kasetë shejkh Uthejmini ku shkruhej: ” Muhadithi i shamit, Muhamed Nasirudin el-Albani.” Kurse shejkh Uthejmini vazhdoj dhe tha: “Madje Muhadithi i kohës sonë.”
shejkh Abdu-Aziz ibn Abdullah alu shejkh:
Ai ka perkrahur Sunnetin në kohë tonë dhe e ka lavdëruar per dijen e tij. Të njëjtë gjë e ka thënë edhe dijetari shejkh Salih el-Feuzani.
Komisioni i përhershëm për Fetva:
Autori i librit:”Seria e haditheve të dobëta dhe të paverteta”, ka dije të gjerë në hadith dhe është analist i fortë kur i cilëson ato si të verteta ose të dobëta. Nganjëherë edhe gabon.”
Shejkh AbduAziz bin Bazi, shejkh  Abdullah bin Gudejani dhe shejkh Abdullah ibn Ku’ud:
“Ai është vëllau ynë, dijetari i shquar shejkh Nasirudin el-Albani.
shejkh Hammad el Ensari ka thënë: .. ka njohuri të thella   ne shkencen e hadithit…
Shejkh AbdulMuhsin el-Abadi:
Shejkh Albani  është dijetarë i madh qe i ka sherbyer Sunnetit. Akiden e ka të mirë dhe nuk lejohet te akuzohet. Pastaj shejkh Abadi permendi thanien e imam Tahavit ne akiden e tij:  “Dijetarët e të parëve tanë të mirë dhe kush vjen me pas nga njerëzit e mirë qe ecin ne gjurmët e tyre prej dijetarëve te hadithit dhe fik’hut, i permendim vetëm per mirë. Kush i përmend ata për keq, nuk është në rrugë të drejtë.
“Ai është njeriu qe u ka humbur të gjithëve, dijetari i madh, i shquar, shejkh Muhamed Nasirudin el-Albani, ALLAHU e meshiroftë dhe e faltë. Ai ka ërë përpjekje të mëdha ne sherbim të Sunnetit, në kujdesinndaj hadithit të Pejgammberit alejhisselam, ne evidentimine burimeve dhe librave qe i kanë përmendur ato hadithe, në sqarimin e gradës së vërtetësisë së hadithit etj.
Sherbimi i tij ndaj Sunnetit është më se i njohur, po ashtu edhe mbrojtja e fuqishmeqe ai i ka bërë akides dhe rruges se të parëve tanë të mirë. Nxënësit e dijes nuk bëjnë dot pa librat e tij, sepse ato përmbajnë dije dhe mirësi të madhe. Veprat e tij janë te famshme dhe madheshtore dhe gjenden ne shumicen e bobliotekave. Vdekja e ketij dijetari në të vërtetë është humbje e madhe për muslimanët.”
‘Keta dy personalitete- shejkh Ibn Bazi dhe shejkh Albani-janë dijetarët e mëdhenjë, qe kanë treguar perkushtim të madh dhe vullnet të lartë. Secili  prej tyre ka bërë përpjekje të mëdha ne fushen e akides dhe arritën te realizonin mirësi të madhe. Per shkakun e tyre përfituan shumë Islami dhe muslimanët. ALLAHU  i shperbleftë sa më mirë dhe ua faltë gabimet.”
“Ai është me të vërtetë një nga dijetarët viganë të kesaj kohe, që bënë përpjekje ne sherbim te Sunnetit të Pejgamberit alejhisselam.”
“Shejkh Albani ne kohen tonë është sikurse Imam Ahmedi ne kohen e tij”.
Dijetari i madh shejkh Hamud ibn Abdullah et-Tuejxheri ka thonë për shejkh Albanin:  Shejkh Albani është shenjë e Sunnetit. Akuzimi i tij është  ndihmë për akuzimin e Sunnetit.”
Shejkh Ahmed bin Jahja en-Nexhmij:
“shejkh Muhamed Nasirudin el-Albani është Muhadithi i madh, dijetar i famshëm, autor veprash te dobishme, qytetar sirian me akide selefije. Ka bërë përpjekje qe nuk ka arritur t;i bëjë asnjë, në verifikimin e haditheve.”
Shejkh Salih bin AbduAziz alu Shejkh, ministër ne ministrinë e vakëfeve, fesë dhe davetit ne Arabinë Saudite:
I ndjeri ka lënë gjurmë ne mbrojen e akides selefije dhe metodologjisë se dijetarëve te hadithit. Ao ka vepra te shumta madhështore ne sherbim te hadithit dhe ndikimi i tij ne boten Islame është i madh. Shejkh Albani konsiderohet si një nga dijetarët e ketij ummeti qe kanë lënë pas vetes vepra të mëdha'”
Shejkh Abdullah ibn AbduRrahman el-Bessam, mësues në Xhaminë  e shenjtë në Mekke dhe anëtar i këshillit të dijetarëve të mëdhaj ka thënë per shejkh Albanin: “Sot ai është nga imamët e kohës.”
Shejkh Muhamed bin Alij bin Adem el Ethjubij, Muhadith dhe jurist i njohur:
…Keshtu edhe librat e të mirënjohurit Nasirudi el-Albanit janë shumë interesante dhe zbavitëse, sepse ai ka njohuri të thella në  dallimin e haditheve të vërteta dhe të dobëta dhe kjo duket në veprat e tij. Të paktë janë ata qe e kanë arritur Shejkhun në këtë kohë,kur është perhapur injoranca rreth kesaj shkence të nderuar.”
Shejkh Zejd bin AbduAziz el-Fejjad ka thënë për shejkh Albanin: “shejkh Muhamed Nasirudin el-Albani është një nga personalitetet ndiçuese të kesaj kohe.”
Shejkh Muhibudin el Hatibi ka thë për shejkh Albanin: “Ai (shejkh Albani) është një nga thirrësitë e Sunnetit të cilët ia kushtuan jetën ripertrirjes se tij.
Shejkh AbduSamed Sherefudin Kryetar i dijetarëve të hadithit në Indi;
“…Shejkh Ubejdullah Errahmanit, kryetarit te universitetit Selefi ne banaras, ALLAHU e meshiroftë, i arriti një pyetje nga Komisioni i Fetvave ne Rijad të Arabisë Saudite rreth një hadithi me tekst dhe kuptim të çuditshëm, qe ka lidhje të ngushtë me kohen tonë. Të gjithë te pranishmit ketu ranë dakord qe për këtë të pyesim dijetarin më të madh të kohës për hadithet pejgamberike, shejkh al’lame El-Albanin.”
Dr.Muhamed Lutfi Sabbag:
” Muhadithi i madh, më i madhi i kohes(shejkh Albani) e vuri gjithë jetën e tij në shërbim të Sunnetit të pastër pejgamberik, duke dhënë mësim, duke shkruar, hulumtuar, klasifikuar…”
 Shejkh Mustafa ez-Zerka: Profesor Nasirudin el-Albani, muhadithi i njohur në Damask është miku im.”
Dr.Jusuf Kardavi: Profesori, muhadithi i njohur shejkh Muhamed Nasirudin Albani i ka këmbët të ngulitira fort ne Sunnet, çka e bën atë t’i meritojë ato epitete.”
“Muhamed Nasirudin el-Albani është Muhadithi i Shamit.”
Shejkh AbdulKerim Ez-Zejdani: “Profesor Muhamed Nasirudin el-Albani është Muhadithi i kësaj kohe.
Në vitin 1419 H / 1999 Shejkh al’lame Muhamed Nasirudin Nuh Nexhati el-Albanit iu dha çmimi botërorë i Mbretit Fejsak ALLAHU e mëshiroftë për studimet Islame, si vlerësim për përpjekjen e tij shkencore në fushen e hadithit të Pejgamberit sel ALLAHU alejhise we sel’lem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here