VAJZA DHE AJETET E KUR’ANIT

0
173

Befasisht hyra në dhomën time e cila ushtonte prej kasetave, revistave dhe fotografive, e hapa dritaren e dhomës sime dhe ja zëri i një imami të xhamisë i cili lexonte Kur’an.
Mu dridh i tërë trupi, fjalët e tij bën që në veten time të mbesin gjurmë të mëdha.
Madhëria i qoftë All-llahut…Sa të bukura ishin ato fjalë dhe sa të madhërishme. Ato fjalë ishin:

“Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimë se ç’pëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari {që i rrah} i qafes së tij. Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë në të djathtë dhe në të majtë. Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm. Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërteten {i zbulohet qështja e ahiretit} kjo është ajo prej së cilës ke ikur. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar {për dënim}. E do të vijë secili njeri e bashkë me të edhe grahësi edhe dëshmitari! {I thuhet} Ti ishe në një huti nga kjo {ditë} e Ne ta hoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.
E shoku {përcjellësi} i tij do të thotë: Kjo që është tek unë {regjistri i veprave} është gati. Ju të dy {engjëjt} hidhne në xhehenem secilin mohues kryeneç. Secilin pengues të veprave të mira, mizor e të dyshimtë në fe. I cili All-llahut i shoqëroi zot tjetër, pra hidhne atë në vuajtjet më të rënda.
E shoku i tij {djalli thotë}: Zoti ynë, unë nuk e shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg.
Ai {All-llahu} thotë: Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen. Tek Unë nuk ndryshon fjala {vendimi} dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit. {Përkujto} Ditën kur Ne i themi Xhehenemit: A je mbushur? E, ai thotë: A ka ende? Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer tek Ai me zemër të sinqertë. {U thuhet} Hyni në të, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme. Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë”. {Kaf 16-35}

Kjo është jetë e vërtetë… Sa e fuqishme është vdekja dhe sa e pakujdesshme jam ndaj saj {vdekjes}. E sa i përket namazit e kam pas zakon nëse gjejë kohë krejtësisht të lirë e kryej atë {e fali} e nëse jo e lë atë {namazin} sikurse shumë prej obligimeve tjera. E librin e All-llahut {Kur’anin} nuk e kanë prekur duartë e mia përpos kur kam qenë në shkollë dhe kemi pasur lëndën e Kur’anit, bile edhe atë në qoftë se kam prezentuar në lëndën e saj, mirëpo shumicën e herave kam ikur me shoqet e mia.

Ka tingëlluar fuqishëm ky qortim në vetën time dhe janë hedhur pyetje në çdo anë prej anës sime.
O Zoti im…
Çka kam pregatitur për pyetjet ndaj Zotit tim?
Çka kam pregatitur për varr, për sproven e tij, për vdekje dhe për agonitë e saj?
Jo asgjë nuk kam përgatitur! Nuk kam asgjë që mund të shpëtojë me të, nuk kam pregatitur tjetër asgjë përpos nxënies përmendësh të dhjetëra këngëve muzikore.
O Zoti im…çfarë të bëj? Kanë kaluar shumë vite prej moshës sime, mëkate diten e mëkate naten… pra patjeter të kthehem… të kthehem tek All-llahu dhe të përgatitem për ditën kur plaken fëmijët dhe çdo shtatzënë e hedh barrën e saj para kohe.
Patjeter të zgjohem nga gjumi, të punoj me zell dhe me sinqeritet, ndoshta All-llahu mi fal gabimet e shumta se Ai ka fuqi për çdo gjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here