Vaji i kokosit, në shërbim të bukurisë

0
257

Vaji i kokosit, në shërbim të bukurisë

Vaj kokosi mund ta gjeni te” Produkte Natyrale Deshmia”,perball Max-it rruges per tek parku i qytetit.
Substancat aktive që e bëjnë vajin e arganit një ilaç të mrekullueshëm

Përdorimi i vajit të papërpunuar të kokosit mund të rezultojë me flokë më të shëndetshme dhe me shkëlqim. Vaji i kokosit përmban proteinat esenciale të nevojshme për rritjen e flokëve. Përdorimi i rregullt mund të forcojë flokët, duke u përkujdesur për to nga rrënjët deri te majat, duke ofruar mbrojtje të flokëve. Vaji i kokosit mund të zvogëlojë problemet me zbokth pa veprim të fortë të lëndëve kimike të cilat përdoren në produktet komerciale. Masazhi në lëkurën e kokës po ashtu ka efekt antistres. Vaji i kokosit dhe produktet që lidhen me kokosin janë përbërës kryesorë në disa produkte për kujdes dhe lëkurë, por më e dobishme dhe më ekonomike është të përdoret vetëm vaji i kokosit dhe të mos paguhet çmimi për emrin e famshëm.

Vaji i kokosit është i ngurtë në temperaturën e dhomës dhe sigurt mund të ruhet për 2 deri 3 vite. Sasia e vogël e cila përdoret si regjenerator apo zbutës i lëkurës mund të shkrihet në shuplakën e dorës suaj.

Vajin e kokosit mund ta përdorni për flokë në një nga tri mënyra. Për përkujdesje të thellë të flokëve aplikoni 3 deri 4 lugë vaj kokos para gjumit. Lejoni që vaji të shkrihet në duart tuaja dhe bëjini masazh lëkurës së kokës.

Flokët i mbështillni me kapelë të dushit dhe mëngjesin tjetër i lani si zakonisht. Nëse kjo gjë ju duket e komplikuar, aplikoni vajin në të njëjtën mënyrë, por lëreni të paktën 1 orë, sipas mundësisë 2 deri 3 orë. Pastaj lani flokët me shampon si zakonisht. Për shërimin e zbokthit, përdorni vaj të kokosit para se të përdorni shamponin. Bëni masazh në lëkurën e kokës me dy lugë vaj kokosi gjysmë ore para se ta përdorni shamponin në flokë. Përdoreni rregullisht për të vërejtur rezultatet.

Sigurisht, produktet të cilat përmbajnë vaj të kokosit do të duhej të jenë të dobishme, ose të paktën jo të dëmshme. Megjithatë, nuk dihet kurrë sesi përpunohen, apo sa vaj të kokosit përmbajnë në të vërtetë. Qumështi i kokosit fitohet nga kokosi. Lëngu i cili gjendet brenda kokosit quhet uji i kokosit.

Si mjet hidratues, vaji i papërpunuar i kokosit lehtë absorbohet në lëkurë. Vetitë e tij antimikrobike shërojnë çarjet e vogla në lëkurë për të minimizuar apo zvogëluar futjen e baktereve dhe larvave. Vaji i kokosit është lehtë të aplikohet. Vetëm ngrohni një sasi të vogël në shuplakë dhe bëni masazh në lëkurë.

Vaji i kokosit është po ashtu kremë e shkëlqyer për fytyrë. Pas aplikimit, lëkura është e butë. Bën çudira për përmirësimin e lëkurës së thatë dhe të qëruar dhe për zbutjen e kutikulave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here